• |
ide | kryesore

Faktet / Rama korruptuesi më i madh i mediave

Arkiva, Kryesore



Kryeministri Rama sa herë është në hall ose sa herë kapet me presh në duar, përdor të njëjtën manovër për të dalë nga situata. Fajin e ka Saliu dhe mediat e kazanit.
 
Për të mos dhënë shumë shembuj në këtë drejtim, sepse ato janë bërë tashmë bajate, mjafton vetëm mbulimi i vendit me drogë, inkriminimi masiv i policisë që duam, lidhjet mafioze deri në kupolën e qeverisë dhe qëndrimi që kryeministri mbante atëherë ndaj të vërtetës që i përplasej në fytyrë. “Janë shpifje të Saliut, janë mushkonja jo avionë, është llumi i kazanit, fronti i së keqes, ata që nuk duan Shqipërinë”, e plot manipulime perverse që i bënin jehonë në korr ata që sot duan t’i dalin në krah për skandalin e taksës në Kalimash.
 
Dhe pikërisht tek ky skandal i fundit, ku Edi Rama u kap përsëri si gallof i aferave të veta, ai përdori të njëjtën strategji në Kuvend. Nuk u dha shpjegim qytetarëve se përse i vuri përballë faktit të kryer dhe pse luajti deri në kufijtë ekstremë të durimit të tyre, por nisi të tjerrë historitë e taksave të Saliut dhe të numërojë shtëpitë e gazetarëve.
 
Edi Ramës do t’i shkonte kjo strategji sikur rasti i Kalimashit të ishte vërtet një incident në qeverisjen e tij, një gabim siç do ta shesë tani me kokën e ulur dhe bishtin përpjetë. Sikur të mos kishte nga pas aferat e dhjetra koncensioneve që bien erë me kilometra larg, të kullave mbi prona publike dhe lidhjeve të dyshimta me botën e krimit, kryeministri do të kishte çdo të drejtë të merrej edhe me paraardhësin, ndoshta edhe me mediat. Së paku do të ishte i besueshëm si një politikan, që ndonëse i paaftë, është i pastër dhe i panjollë.
Lexo më tej:
 
Mirëpo a i shkon Edi Ramës një kostum i tillë? A mund të flasë ai për ndershmërinë e gazetarëve, pa guxuar të përmendë asnjë emër, kur vetë ka plot 20 vjet në pushtet dhe gjurmët që i ka lënë Tiranës mbi lëkurë dhe Shqipërisë në kockë, janë dëshmia më e pastër se si ka mundur të bëjë karrierë një njeri që dinte vetëm të shkruante fjalimet e shefave? A mund të kërkojë ai invetarin e shtëpive të gazetarëve, kur vetë ka firmosur kulla për shumë prej tyre e për pronarët e tyre duke e ndarë pronën publike si plaçkë të një lufte të pisët? A mund të kërkojë ndershmëri profesionale për mediat, një kryministër që kujdeset për rrogat paradhënieve të atyre që i bëjnë fresk, që nuk e mban dorën për koncensione e leje ndërtimi për ata që e bëjnë të zezën të bardhë vetëm për t’i shërbyer atij? Si mund të flasë për gjoba një kryeministër që edhe kompanitë private i orienton dhe i shpërblen pasi kanë derdhur “pjesën” tek mediat dhe gazetarët që nuk shihnin as drogën e Sajmirit, as Sharrën e lali Erit, as koncensionet e Beqes dhe as kullat e Ramës?
 
Nëse ka diçka për të cilën Edi Rama është edhe krijuesi edhe zbatuesi, ajo është degradimi i mediave në shërbim të ngjitjes së tij në pushtet kundrejt shpërblimit nga pasuria publike. Ndërsa sot, për të qëdndruar aty ku është, ndan copa të tjera nga gjahu që i ka rënë në dorë dhe nuk është vështirë të dallosh se kush po i përtyp ato.
©Lapsi.al



29 Comments

  1. po i vjen inot BYTHATIT & THKULLAKUT se nuk i ka dhon rama asi lek ne asi tender
    kto vdiqen mo tu e shajt ne degjeneru cdo dit me ca dokumenta qi i gjejn vetem kto ne me ca fakte qi i dine vetem kto
    perdit bojn ka nji anal ize te fort ku qisin ne zorret e barkut
    por deri tani mo asi lek ene asi tender nuk ju ka dhon Rama

    duhet me e shajt ma fort qi ai tju doj
    e muret vesh

    1. Keta komentuesit me meditje te FRESH it apo te asaj zyres se bashkise qe paguan Veliaj me lek sponsorash, keta gjyhnaqaret qe per 2 mije leke dita versulem me urdher neper komente, po ta vini re , sa vine e po shterrohen ne numer. Po shterrojne dhe ato dy pare lek qe i mbajne me buke keta. Se ata qe po bejne lek e po pasurohen per shkak se jane te lidhur me Rilindjen, ata nuk kane as kohe as nge te rrine ketu vigjilente per te mbrojtur shefat. Nejse. Une vazhdoj e mendoj qe Rama mire eshte te qendroje dhe ca. Sa me shume te shty ditet , aq me i turperuar e i urryer do largohet. Ekonomia te vdes. Ka diktatore ky glob qe kane mbeshtetjen e shumices ne vendet e tyre por ata , si Erdogani apo Putini e kane forcuar ekonomine e vendit 10 fish. Diktatore te qelbur jane por i mbajne ne pushtet sepse ekonomia matters. Jane edhe burra me sa duket. Ky piktori , as burre , as grua, as evropian as turk, as i fe as i pafe, dhe arrogant dhe dhjaks , dhe injorant financash e ligjesh dhe pordhaman . Si na genjeu mendja se do bente shtet ky. Ky improvizues deshtak qe del nga fiqiri si adoleshent i frustruar , sa here e kritikojne. Ka goje ky te merret me median . Ky qe lengezon n e tavolina me Sander Frangajn e Carlo Bolinon. Mos kishim dhe kete media opozitare si lapsi e ca zera te tjere, do degjonim sot vetem Mero Bazen , Fili Cakullin e Ardit Gjebrene. Vetem keta i kane mbetur dhe ndonje Muc Nano hera heres. Tmerr. Jete te gjate mbretit tuaj ju shares pa profesion se ka per te ikur ashtu sic ne me te keqen enderr te tij ka ndodhur. Pa lavdi. I deshtuar. Do mbahet mend qe shkaterroi median e lire. Qe rrenoi ekonomine nga paaftesia e frikshme e qe per nje vit, e ktheu shqiperine ne hambar droge per cka ja kaq hequr vizen evropa. Deshtak burre qe vlejti vetem per te pasuruar nje grusht miqsh te tij e nje grusht kriminelesh nga ana tjeter. Per kaq vlejti. As rruge, as punesim, as ulje te emigracionit ( perkundrazi) . As mjeksi falas. Korrupsion nga te katert anet. Cmimet ne qiell. Taksa idjote pa studim . Falimentim. Per kaq do mbahet mend.

  2. ne ca gjera rama ka te drejte, psh lapsi eshte koke e kembe e kapur me partine demokratike dhe vepron si organ propagandues i PD. Kurre skemi lexuar qe lapsi ti bie Berishes apo ti bie aferave korruptive apo skandaleve te paumerta te qeverise Berisha. Flet per kullat qe do ndertoje Veliaj e Rama po kurre ska folur per kullat qe po nderton Berisha dhe Basha. Flet per skandalin e rruges se kombit nga Rama po kurre nuk foli per skandalin e rruges se kombit dhe aferes korruptive te 1,3 milioard euro te Berishes. Flet si media qe denoncon hashashin po kurre nuk foli per lazaratin apo qe kapeshin zyrtare te larte te ambasadave tona duke trasportuar droge ne qeverisjen e Berishes. Per kete ka te drejte qe u thote Kazan, se jeni te pabesueshem, shtireni deri ne neveri si asnjanes po jeni Propaganda ne vije te pare e PD. Nqs politikanet tane duhet te shporren bahske me ta duhet te shporreni edhe ju se jeni po njesoj te krimbur ne mos me keq se ata.

  3. ka kohe qe qe thuhet gjurma e pallateve qe ka lene rama mbi tiranen keto 20 vjet, e s´eshte dhe aq e gabuar. Po gjurmen e pallateve ne Sarande, Durres e Vlore qe u bene nen bekimin e Berishes pse nuk e denonconi. Thoni gjurma e pallateve te rames ne tirane po pse nuk thoni dhe gjurmen e pallateve tek liqeni (komuna farke e PD) ne Yzberisht, unaza e re e Kashar (komuna Kashar e PD, rruges per ne Linze (prap komuna e PD). Propagandoni nga mengjesi ne darke qe pallatet behen nga rama po nuk thoni qe 80% e pallateve ne shqiperi jan bere nga Berisha. Sa shpejt e harruat pallatin ne det te Bashes?

  4. Ai i Quan Kazan Po ne fakt Jane gjiriz.Dha ka edhe Gjiriz Top,ka edhe Gjiriz morrash si Morr Baze,Mustafe Nano,Shpetim Nazarko,Skender Minxhozi,aZaloshnja qe i bejn fresk qeverise krimit.Keta Jane gjirizi i nevojtores mediatike.Turpi dhe krimi i media’s.

  5. Duhet pranuar se emri kazan eshte teper i gjetur dhe siq e pohoni edhe ju behet fjale per llokma dhe paradhenie.

    1. Gjirizi mediatik Jane te gjithe ata qe perkrahin Edi Ramen.Ne boten e vlerave shumica e cdokujt,perfshi dhe median,Jane me qytetareve dhe kunder qeverise,kjo edhe ne Danimarke qe eshte shteti me i ndershem ne bote Ketu keni qeverine me kriminale ne bote e te gjithe Jane me qeverine,perfshi e median.Me habit nje fakt,pse me pase nevoje dhe frike kete nevojtore media

  6. Qeka mbledh selia roz e 300 mije lekshave te gjithe bashke e jane duke sulmuar te vertetat ? Hahahaaaa,,, sa kurva te peshtira qe jeni , me dukeni si ato kurvat 300 euroshe te grekut qe bejne gam gam sapo marrin pensionin . Ropt ku ti keni , shisni gjithçka per parti e para . U ropt pafundesisht

    1. Nuk besoj se këta idotë të marrin më shumë se 100 mijë lekë të vjetra sepse kaq meriton një idiot.

  7. Une nuk kam anesi ne kete opinion, por kur lexoj nj te Pa emer, siper, nedrejtim te portalit LAPSI,,,eshte tendence e atyre qe akoma thone;;;Fajin e ka SALIU..Keta punonjes te qeverise qe na bejne inventarin e pallateve,por nuk jane te sakte, as per lejet, e as per ndertimet, Nejse kane konceptanesor per te mbrojtur kete KM, qe tashme eshe bindur cdo njeri per bemat e sterbemat. Ju more te mjere, mos krahasoni koherat por shikonie vrojtoni cpo i ben ky i cmenduri i ballkanit popullit, e shkatrriminekonomik, psikologjik, qe po e semur e streson tere popullin me taksat, cmimet, pa punesine, presionet, e futjen e te gjithe pushteteve ne sqetull. keto ka bere ky i pari partise suaj, qe sesshte as me shume e as me pak,,,,,DIKTATOR.

  8. Jo o zoteri, nuk eshte Rama korruptuesi me i madh, ishte Berisha juaj qe ju beri pasanike e tani qaheni per ate qe s;mund te keni

    1. Vetëm një budalla ose rogëtar që nga 2013 nuk e sheh dhe ndjen se çfarë terrori ka ushtruar edvini këto 5 vjet.

  9. te gjitha fjal dhe frazat e manovrim mashtrimeve te edi rames,jane vetem nje fotokopi i ilir metes.
    blendi fevziu e pyet meten, se jeni filmuar duke kerkuar disa dhjetra mijra euro per nje tender kortuptiv.
    me i thotë,se per kete edhe mund te mos flas,dhe nuk pergjigjet fare e asnje pytje te vetmr,por qdoher devijon pergjigjejet dhe jep kahje tjeyer pytjeve.
    edhe edi abu al rama,kur e pyedin gazetaret pet saimir tahirin,tregohet se nuk ka kuptuar pytjen,por ju thote, ore kazana.ore te pa ditur.ore kafshon bishtin e vete dhe maskon te gjitha.ha ha ha.sa humorist eshte edi rama dhe klani kokai..ps-ja.

  10. Eshte habi qe ende egzistojne komentues te semure psiqike e te fiksuarsi MIRA, dhe si gjithemone injoranti Ipaemer,,,akoma keta debile thone,, sic thote idioti irilindjesKM,,,,,Fain e ka SALIU.. qe ka pese vjet qe eshte i ikur e ju akomamerreni me fjale si babai shpirteror i tuai qe bente krahasim me qeverine e mbretit ZOG ne vitet70__80 , e me pare. Hapini syte e shihni ne popull se si po jetojne nga ky RAME kopuku se ku e ka cuar jetesen e popullit, e shihni e krahasoni sa miliona ndan me oligarket e banditet shteterore e pastaj beni krahasimin,Se afermi do ti dale boja, e filmi ketij te semuriKM. Por kam nje dyshim se do i shpetoi pas vizites mjekesore,,,,,,,,.

  11. Ka pesë vite që për çdo javë që bën ndonjë marrëzi flagrante në kundërshtim me shtetin ligjor, Edi Rama vazhdon të bëje fajtor “Saliun”.
    Shembulli më i fundit ishte fjalimi i tij në Kuvend, që pasi bëri sikur ishte penduar për dyfishimin e taksës për banorët më të varfer të Europës, kuksianet, e ndonëse përmendëte vazhdimisht se meqe opozita nuk ishte prezente në Kuvend, nuk do të merej me te, bëri të kundërtën. Deri në fund të fjalimit të tij veçse na foli për të “këqijat” që i paskej sjellë Shqipërisë “Saliu” që ka pesë vite që nuk ka asnjë funksion partiak e shtetëror.
    Duhet pranuar për hirë të se vërtetës, se në Shqipëri një pjesë e madhe e mediave të kapura prej tij, janë një kazan i madh plehrash që po helmojnë me erën e tyre të ndyrë, edhe një pjesë relativisht jo të vogël, një kategori shqiptarësh që duket se ju pëlqen politika e drogës e trafiqeve.
    Nuk më duket se marrëzitë e fundit të Ramës, kanë lidhje vetëm pasurimin e tij e të oligarkëve që mban pranë.
    Kjo tendencë e tij korruptive e kriminale, nuk ështe ndonjë gje e re se ai këtë ka bërë në 11 vjet që ishte pashai i Tiranës e në këto 5 vite si monark i Shqipërisë.
    Për mendimin tim, këto narrëzitë e tij të fundit, kanë lidhje me qëllimin e mbrapshtë të tij, që në hartën e Shqipërisë të mos ketë asnjë rreth apo rajon që të mos votojë ate.
    Nuk ështe e rastit që në qendër të sulmeve të tij, janë vetëm bashki që qeverisen nga opozita.
    Ju sul fillimisht Shkodres e që duke mos shpallur gjendjen e emergjencës për përmbytjet, ja preu banorëve të saj rrugën e dëmshpërblimeve. Pasi e humbi Rroshin e tij në Kavajë, ju turr edhe kësaj bashkie për të ndëshkuar gjoja abuzimet me pronat në bregdet. Po këtë histori e vazhdoi me skandalin e arrestimit të gjithë bashkisë së Lezhes.
    Nuk mund t’ja falte kuksianeve të varfër, që ndonëse janë përgjysmuar nga emigracioni, e ndonëse ju ofroi para droge për të blerë votat, votuan kundër tij.
    Po lemë menjanë ministrat e tij të akuzuar për bashkëpunim me mafien e drogës, vjedhjet flagrante nëpërmjet koncesioneve e tenderave, por si nuk na doli asnjë kryetar bashkie socialist që të hetohej e të denohej për bëmat e tyre flagrante korruptive ?
    Fakt është se abuzimet më të medha në Shqipëri me ndërtimet e me pronat, janë bërë kryesisht në bashkitë e qeverisura nga socialistet, e jo vetëm në këto 5 vitet e qeverisë Rama, por edhe gjatl 8 viteve të qeverisjes Berisha. Me idiotësinë e madhe, vazhdohet të gënjehet se në Vlorë ju shkatërua pallati i Bashës.
    As ka pasur e as ka fare të bëjë personalisht Basha me ate pallat. Ishte një bashki socialiste ajo që dha lejen e ndërtimit të atij pallati, ku “vjehri i Bashës”, ishte një nga biznesmenët që financuan ate në rrugë plotësisht ligjore, e kjo u dëshmua edhe me vendimin e Gjykatës së Strasburgut. Mund të ketë Vlora edhe të paktën nja 50 pallate si pallati i përfolur, që janë ndërtuar me apo pa leje ndërtimi të rregullta.
    Por çfarë katastrofe bëri Rama në kryeqytet me lejet e ndërtimit të pallateve, pa asnjë plan urbansistik ?
    Çfarë katrahure me ndërtimet e abuzimet me pronat është bërë në rrethet bregdetare të qeverisura nga socialistet, që nga Lushnja në Sarandë ?
    A nuk janë denoncuar vazhdimisht bashkitë e Elbasanit, Korçës, Fierit, Gjirokastrës etj. të qeverisura nga socialistë, për ndërtime të paligjëshme e për abuzime të mëdha me pronat ?
    Përse “drejtësia” e komanduar nga Rama po përqëndrohet vetëm në rrethet e qeverisura nga opozita ?
    Lexova në një gazetë shkrimin e njëfarë gazetari socialist, që “kritikonte” Ramën duke e quajtur një “kryeministër” amator, e duke e kundërshtuar cilësimin e tij si diktator.
    Jo more zotërij gazetarë të llojit Muç Nano.
    Rama nuk është thjeshtë një kryeministër “amator” që nuk di se çfarë bën.
    Ai në çdo hap që hedh, po e tregon veten se është një diktator “i zgjuar” profesionist.
    Shteti demokratik, është një kombinim i pushteteve të mazhorancës politike me opozitën, i pushteteve të institucioneve të pamvarura të shtetit, si Policia, Ushtria, Drejtësia, siguria kombëtare (SHISH) dhe mediat.
    Të gjitha këto hallka të shtetit tashmë Rama i ka kapur plotësisht.
    E kur një individ i mer në kontroll të plotë të gjitha pushtetet, nuk kemi të bëjmë vetëm me një politikan të çmendur “amator”, por me një njeri me energji ekstreme negative si diktator.
    Më bëri përshtypje se gjatë marrëzive që fliste Rama në fjalimin e fundit në parlament, të 75 deputetët e tij rinin të shushatur e si të trembur. Këta deputetë që e përshëndesnin me duartrokitje e deri ovacione si Enverin dikur për çdo marrëzi që thoshte, vura re se vetëm nja 6-7 prej tyre, bënë sikur e duartrokitën nja dy herë.
    Nuk i piu ujë kësaj rradhe as aktrimi si “i penduar”, e as aktrimi si “demaskues” i opozitës.
    Rolin e “burneshës” e pashë ta luante ish ministrja e mbrojtjes e rënë nga fiku, Mrikë Kodheli, që dukshëm u përpoq t’ju jap kurajo kolegëve deputetë të trembur që mesa duket gjatë fjalimit të Ramës, po mendonin gjithsekush për fatin e vet.

  12. Keta kane blere dhe opozite. Eshte qeveria e pare qe uli euron nen130 leke. Dhe e dini pse!!! Se keket jashte bankave kane arritur ne nivele te frikshme. Dmth ka valute me shumice. Dhe si cdo mall me shumice zhvleresohet. Une nuk besoj se u rrit biznesi ndershem, u rriten importet. Jane leket e droges qe keta e ngriten ne sistem. Vetem per kete ky lloj specie kryem , jo te rri akoma, por duhet te shkoj i pari ne kokerr te burgut.

  13. Presidentja e korese jugut u denua 24 vjet, sepse nje mikesha e saj luante rolin e sekserit, per 2 kompani te cilat kishin bere pagesa nen dore per perfitimet e marra. Ky grup i strukturuar korruptiv kete gje ben cdo ore cdo dite cdo jave, hapur ne nje vend kaq te vogel, pa ju dridhur qerpiku, dhe nuk kane asnje frike nga drejtesia. Bejne moral, i tregojne burgun gjithkujt qe nuk ben ate qe ata duan dhe vete te zhytur ne llumin e korrupsionit. Kjo eshte Shqiperia, kaq seriozisht duhet ti marresh keta cakej.

  14. te arriturat dhe investimet e ps,edi rames.
    1.nje Stop te madhe per ne B-E,dhe akuza nga gjithe evropa per ndalje trafik internacional droge.
    2.afera e saimir tahirit dhe fshehja e maskimi i trafikut nga shefi i tij erdi rama,madje insultojke gazetar me fyrje arrogante.
    3.ardhe e anti-droges amerikane kunder klalit ps ne shqiperi.
    4.vota e qellimshme kunder amerikes ne OKB,vetem pse ka shite prapanicen edi rama te erdogani,dhe prishja mardhenjeve usa me shqiptar,kuotohet qe ta sakatos e demtoje shtetine kosoves sa aq shqiperin.
    5.rrjtje enorme te hektarve me kanabis ne shqiperi.
    6.shperngulje massive te rinis nga shqiperi ne evropen perebdimore nga skamja e vrfria ekstreme.
    7.prosteta 200 000 shqiptar kunder diktatures se ps rama dhe abuzime me populline.
    8.shkatrrim Totale te sistemit juridik,me perkthye ne shqip,gjykata prone private e paris socialiste.
    9.nje numer i madhe policie vete ne trafik “mollash”……)
    10.beseda per detin pa fare informim te shqiptarve,por pa pranin e gazetarve,dhe shumte te dysjimta me grekun.
    11.djegje te sporteleve te kufirit.
    12.taksa per rruge 40her me te larta se zvicra.d.m.then.shqiptaret e pa pune,aoo me pune e 200 euro rroge,dhe zviceranet me 5000 fr mesatare ne muaj,dhe abone per autoudhe kushton max 100 fr ne vite.çka shqiperia me pages me te larte ne bote.
    13.paralize kolapsi totale te industrie,medicine ne mjerim,turizme me zero siguri nga hajdut e banda,se evrooianet preferojn vende te sigurta.
    154.zero investime ne ushtri.
    15.shteti ne RUPTUR e kolaps TOTALË.

  15. Ta zeme se mediat ndahen ne kazan anti-Rama dhe uturak pro-Rama! Po pastaj? Do keni ndonje medyshje ku do te uleni per tu dhjere?

  16. Nuk duhet te kete media pro apo kunder. Mediat jane pushteti i katert qe japin ndihmese ne zhvillimin e demokracise. Si mund te mendohetgazeta e pa varur kur i imponojnedhe e detyrojne te shkruajne apo te raportojnee tjetersojne problemet e ngjarijet. Vetem ketu ndodh qe pronaret e shtypit behen servile te qeverive, e gazetaret vasale te pronareve. Por ketu eshte edhe me keq ky shtyp, e mediat vizive( disa) te propogandojne punet e qeverise e ti shesin si perparime, kur ne te njejten kohe populli lufton per nje cape buke. Per keto e te gjitha problemet jetike , jo me imponim, por me ndergjegje duhet te trajtohen,,, e mos u merrni me opoziten por me pushtetet se ata e rrisin, ose e ulin dinjitetin e nje populli.

  17. Nuk duhet te kete media pro apo kunder. Mediat jane pushteti i katert qe japin ndihmese ne zhvillimin e demokracise. Si mund te mendohetgazeta e pa varur kur i imponojnedhe e detyrojne te shkruajne apo te raportojnee tjetersojne problemet e ngjarijet. Vetem ketu ndodh qe pronaret e shtypit behen servile te qeverive, e gazetaret vasale te pronareve. Por ketu eshte edhe me keq ky shtyp, e mediat vizive( disa) te propogandojne punet e qeverise e ti shesin si perparime, kur ne te njejten kohe populli lufton per nje cape buke. Per keto e te gjitha problemet jetike , jo me imponim, por me ndergjegje duhet te trajtohen,,, e mos u merrni me opoziten por me pushtetet se ata e rrisin, ose e ulin dinjitetin e nje populli.

  18. Kur ishte ne opozite kryeqelbesira dhe qeveria Berisha ndertoi “Rrugen e Kombit” ky legen e quajti ” rruga e askundit”! Atehere, o askush; si mund te vesh taksa per nje rruge qe kur ishe ti opozite nuk egsistonte???

    1. Ahahahaha….Pershendetje komentuesi “liu”!
      E ke thene mjaft sakte, por Rama eshte nje askush qe nuk shkon askund! Dhe matufet rilindIdjote e ndjekin pas…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *