• |
ide | kryesore

FOTO/ Avionë kroatë do të ruajnë qiellin shqiptar

Lajme, Të fundit



Shqipëria dhe Kroacia arrijnë një marrëveshje të rëndësishme. Megjithëse ende në kuadrin e deklaratave mësohet se do të jenë avionë kroatë ata që do të ndihmojnë edhe në ruajtjen e hapësirës ajrore shqiptare. Gjithçka në një rakordim si vende anëtare të NATO-s për tu mbrojtur nga rreziqe të përbashkëta. Deklaratën e bëri në Tiranë ministri i mbrojtjes i Kroacisë, Damir Krstičević pas një takimi me homologen shqiptare Olta Xhaçka.

“Jemi të gatshëm dhe ofrojmë mbështetjen tonë që në të ardhmen e afërt të bëjmë policimin ajror të hapësirës shqiptare. 12 avionët që ne do të marrim deri në vitin 2022 nga aleati ynë , Izraeli, do na mundësojnë ne që të rrisim kapacitetin tonë për misione të tilla”- u shpreh Krstičević.

Janë të njohura mangësitë e flotës ajrore shqiptare e cila kërkon financime të mëdha. Ministrja shqiptare e vlerësoi propozimin kroat, duke u shtuar se do të diskutohet në të ardhmen. ©LAPSI.al

 



1 Comment

  1. shteti qe meriton respekt bashkpunim afrimitet ,kordinim ne organizimin e zhvillimit tekniko shkencore me parametra te lehte shpejte dhe konkurues cilesore per ti transformuar vendet tona nga shtete tregu ne shtete tregtuese , aleatet dhe miqet e sinqerte jane te palevizeshem ne paqe dhe lufte nje nder keto jane edhe vellezerit kroat,qe jo rralle kan shprehur respektin me gjith fuqin mundesin me dinjitet ne ndihmese te shqiptareve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *