• |
ide | kryesore

FOTO/ Sherr masiv në Elbasan, një person plagos me thikë 4 të tjerë

Lajme, Të fundit



Një person në gjendje të dehur ka goditur me thikë 4 persona dhe e më pas është larguar për t’i shpëtuar policisë. Ngjarja raportohet në qendër të Elbasanit pranë postës, në një zonë tepër të frekuentuar. Nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarjeje. Mësohet se autori i dyshuar, i shpallur në kërkim, është një shtetas me inicialet G.SH.

Të plagosurit janë E.Ç., 44 vjeç, Z.Ç., 19 vjeç, A.S., 42 vjeç dhe U.S., 18 vjeç, të gjithë banues në Elbasan. Ata jane baballare dhe 2 femijët e tyre të cilët jane sulmuar teksa po shkonin në xhami për tu falur. Ata janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia është vënë në ndjekje të autorit. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *