• |
ide | kryesore

Kapet 1.3 ton marijuanë në Itali, bie në pranga një 18-vjeçar shqiptar

Lajme, Të fundit
carabinieri_auto.jpg



Sekuestrohen 1.3 ton marijuanë në Itali, ndërsa në pranga ka rënë një 18-vjeçar shqiptar. Aksioni policor u zhvillua dje gjatë natës në kuadër të kontrolleve rutinë për zbulimin e trafikimit të drogës në këtë zonë të Romës.

I dyshuari për trafikun e drogës, që ishte pikërisht shqiptari, ishte vënë në ndjekje nga polica, ndërsa u pa se hyri në një vilë në rrugën ‘Cassibile’, në zonën e Torre Jacova. Gjatë kontrollit të kryer në banesën ku flinte 18-vjeccari u zbuluan 75 pako të mëdha me drogë, ndërsa peshonin në total 1350 kg, që ishin gati për të dalë në shitje.

I riu shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, akuzohet për trafik droge, ndërsa ndodhet në burgun Regina Coeli



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *