• |
ide | kryesore

Teoritë konspirative/ A po manipulohet Champions League nga vetë UEFA?

F1, Sport



Nëse nuk je Real Madrid apo Barcelona, të fitosh Champions League-n këto vitet e fundit, është një mision pothuajse i pamundur. Dhe kjo, jo vetëm prej faktit se ato kanë në gjirin e tyre dy lojtarët më të mirë në botë të dekadës së fundit, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Është më shumë se kaq.

Prapa dominimit të tyre, qëndron në hije dhe vetë UEFA. Duket një akuzë e rëndë, por faktet flasin vetë vit pas viti. Mjafton vetëm të kujtojmë dy ndeshjet e fundit të Barcelonës dhe Real Madrid. UEFA arriti deri aty, sa na faqen zyrtare të Champions League, u tall me Romën, duke ngritur pyetjen në fillim të ndeshjes, se sa gola do të shënonte Barcelona.

Katalanasit shënuan katër herë, por gjërat mund të kishin shkuar ndryshe, nëse arbitri do të kishte akorduar dy penallti të pastra për italianët, gjë që nuk ndodhi.

“Barcelona edhe kështu është e vështirë të mundësh, imagjino pastaj kur ndihmohet edhe nga arbitrat”, – shprehej i indinjuar në fund të ndeshjes sulmuesi Edin Dzeko. Një natë më parë, edhe në Torino arbitri turk Çakir, u bë protagonist në mënyrë të “kujdesshme”.

Ai nuk akordoi një penallti për Juventusin, pavarësisht se mbrojtësi i Real Madrid preku topin me dorë në zonë dhe nxori me karton të kuq lojtarin kryesor të Juventusit, Paolo Dybala, pasi i kishte dhënë fillimisht një karton të verdhë për stimulim, edhe pse pamjet treguan se kishte pasur kontakt mes tij dhe mbrojtësve të Realit, dhe për më tepër, sulmuesi argjentinas nuk pretendoi për penallti.
Ndërkohë që toleroi mesfushori Casemiro, që bëri disa herë faulla për karton të verdhë. Por këto episode janë vetëm maja e ajsbergut.

Kujtoni këtu vetëm gjysmëfinalen e vjetshme mes Realit dhe Bayern Munchen.

Arbitri i ndeshjes i masakroi gjermanët, duke nxjerrë padrejtësisht Artur Vidal me të kuq, ndërkohë që fali Casemiron e Realit, duke i mohuar një penallti Bayernit dhe duke akorduar dy gola nga pozita jashtë loje e Ronaldos.

Pra, praktikisht arbitri u bë faktor vendimtar për kualifikimin e Realit në finale. Dhe si të mos mjaftonin episode e pafundme në favor të Realit dhe Barcelonës këto vitet e fundit, ajo që ngre pikëpyetje të mëdha, është fakti se si nuk janë përplasur asnjëherë me njëra-tjetrën në short?

Reali dhe Barcelona janë ekipe që çdo vit shkojnë deri në gjysmëfinale apo finale. Por, çuditërisht ato nuk janë vënë asnjëherë përballë tyre. P.sh këtë vit, ishin tre ekipe spanjolle, por të tria e shmangën përplasjen mes tyre, ndërsa shorti caktoi derbin britanik Liverpool-City.

Pas hedhjes së shortit, pati aludime të forta se ai ishte paravendosur. Të gjitha këto duken si teori konspiracioni, por faktet tregojnë se është më shumë se kaq. Barcelona me Mesin dhe Reali me Ronaldon janë kthyer në marka, dhe për UEFA-n, ato duhet të shkojnë deri në fund të kompeticionit, pasi përkthehen në gjenerim më të madh të ardhurash. /Tema/



6 Comments

  1. Perralla, e para casemiro ishte ne ajer me krahun e ulur pothuajse ngjitur me trupin kur topi e goditi, dhe kush merr vesh apo ka luajtur ndonjeher kete loje e ka te qarte se kur dora eshte e palevizshme dhe lojtari eshte ne ajer quhet prekje e pavulneteshme pasi ne kete rast krahu konsiderohet pjese e trugut te trupit.
    E dyta golat e realit ishin shume te rregullt dhe spektakolar pa asnje ndihme albitri, atehere lind pyetja pse nuk beri gola te tille juve, apo e pengoi arbitri?!

  2. UEFA dhe FIFA e vertete qe nuk jam “burra” te mire, por per ndeshjet e fundit qe jane zhvilluar midis Reali e Juves nuk kane ndikuar fare. Zakonisht te dyja federatat kane perkrahur gjermanet dhe si kombetare dhe si klube. Gjermania ka 2 boterore dhe 1 evropian te dhuruar, ndersa spanjolet kane fituar kompeticione duke dhuruar spektakel si me klube dhe kombetare! Mos flasim pastaj per favorizimin qe i bejne francezve dhe italianeve qe shkojne me brek neperkembe deri ne finale dhe mezi fitojne ndonje kampionat 1 ne dhjet vjet edhe ose favorizohen fuqishem. Italia bikes po mundohen ta fusin ne boterorin e rusise dhe kjo duket qarte!

  3. Konspiracion i leshit, si bayern si juve ka vite qe luajn futboll medioker. Per braçen qe e faforizojne deri diku dhe vet federata spanjolle jam dakort, por jo dhe Realin. Ndaj Realit 3 vitet e fundit kemi para penakizime dhe ndeshkime pafund, ndoshta dhe nga presioni qe ben Katalonia per ndarje nga Spanja.

  4. Gjermania ka fituat dy boterore me arbitra ??? Hahahah kete se kisha degjuar deri me sot as nga tifozi me antigjerman…. se mos po e ngaterroni me Italine ju tifozet e Spanjes . Sa vjec je mor bir qe paske pare Gjermanine te fitoje pa merite ndonje boteror ??? Gjermania dy boteroret e fundit qe ka fituar , i ka fituar si nje makine golash dhe dominuese kunder cdo kundershtari, Ne 1990 ishte nje skuader qe derrmonte cdo ekip qe i dilte perpara , dhe u quajt “makina e golave ” . Luante me Lothar Mathaus , Klaus Augenthaler , Andreas Brehme ,Pier Lietbarsky , Andi Moeller ,Rudi Voller ,Tomas Hasletr, Jurgen Klinsman etj…..te gjithe keta lojtare qe ne sektoret e tyre ishin nga me te miret ne bote .Ndersa ne 2014 shkerdheu cdo ekip qe i doli para , do kishte shkerdhyer dhe Spanjen tuaj nqs do t`i kishte dale perpara por fatekeqesisht spanjen e shkerdheu Hollanda dhe nuk doli fare nga grupi (gje e si ka bere vaki kurre Gjermanise ). Kapuni me Italine per boterore te fituar me bythe sepse ajo per cdo boteror ka dale me 3 pike nga grupi ,dhe ne 1938 ja caktoi arbitrat Ducja . Me Gjermanine sheeettttt . Apo doni te shikoni se kush i luante ne 1974 ?? Franz Beckenbauer , Gerd Muller , Sep Meyer , Overath , Gunter Netzer ,Grabovsky etj . Te gjithe lojtare qe ne ate kohe dominonin Europen edhe si klub . Moren 3 Champions rresht , nje europian dhe nje boteror . S’mund te jene rastesi kaq shume trofe brenda 4 vjetesh . Te kalojme tek Reali vjet me Bayern : Aq e vertete eshte qe ndeshjen e shkerdheu arbitri hungarezz ,saqe doli vete arbitri te nersermen dhe i kerkoi falje publike Bayernit , gje qe skishte bere vaki me pare .

  5. Ah se perdesh harrova , ashtu sic Italia mori boterorin me arbitrat e Duces ne Itali , ashtu edhe Realit duhet qe t`i rivleresohen 5 Championsat e pare qe ka marre rresht ,sepse tere dynjaja tregon me gisht Frankon e Spanjes qe ishte tutor i Realit dhe qe fuste hundet ne futboll me keq se Ducja .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *