• |
ide | kryesore

(VIDEO) Basha: Rama një frikacak në bunker, vazhdojmë protestat

Lajme, Të fundit



Lulzim Basha deklaroi se protestat nuk do të ndalen derisa të lirohen të 11 kuksianët e arrestuar, dersa të anulohet taksa e Rrugës së Kombit dhe derisa të shkojnë para ligjit urdhëruesit e dhunës ndaj qytetarëve.

Kreu i PD-së e quajti Ramën një frikacak që është futur në bunker dhe e ka të pamundur të kuptojë problemet e shqiptarëve.

Basha e bëri këtë deklaratë para mediave sëbashku me disa kuksianë, me të cilët zhvilloi një takim disa minuta më parë.

PJESË NGA DEKLARATA: 

Kam, pritur burrat nga Kukësit, të cilët pasi u dhunuan në mënyrë shtazarake u liruan më kusht. Shikoni këta burra, shikoni fytyrat e tyre. Këta janë njerëzit në shtëpitë e të cilëve ka mjerim. Këta janë njerëzit që Edi Rama i do në burg. Dhe ka nisur një hetuesi Rama-Marku për ti futur këta në burg.

Jam kerënar që jam sot përkrah tyre dhe jam krenar që së bashku me deputetë të tjerë jemi dhe në hetuesi politikë.

Rama është një frikacak dhe është futur në bunker, por kjo është fundit për të.

Prandaj i bëj thirrje qytetarëve që të vazhdojmë me revolt deri në fitore, për ti dhënë fund shtetit grabitqar, të privatizuar, që vërsuli policinë drejt njerëzve të pa mbrojtur. Ndërsa ata që janë të korruptuar duhet të japin përgjegjësi. Ne nuk do të ndalemi derisa të dalin të gjithë nga burgu.



3 Comments

  1. Kyeveper!
    Noqa vidion 4 here se me pelqeu jashte mase.
    M’at fillim cfaqet Luli i ngrefur si kari lales, ndersa mrapa tij skenografi Mul Noka me nje shkathtesi dhe devotshmeri deri ne servilizem, akomodon do katnare dhe nderton mizanskenen.
    Masanejta ftyra e lulit mer nji pamje gjynofqari dhe gati sa s’qan per dhimjen qe ndjen per katunaret qe rine si n’gjema.
    N’fun n’krahin e majte t’Lulit n’rresht t’dyte del nje koke e qethme xero onash ene t’lona me t’gjata lart e t’lyme me xhel, qe t’mos kish lone mjeker vallahi kish me pas duk nje ashtu, si bolja e Saliut, i cili lu sa m’nji krah m’tjetrin me pozu sa ma bukur.
    Emni Zotit jom knoq ene pri qefit po i fus i dopjo nashtina.

  2. O Dash pacja na qeke me dialekt tironci ne link por qeke nji koqe demi qe te paska vare ne tru RAM skico,,,i. Perpara se te bejsh pershkrime, mer katunar i stisur, shko andej ne SURREL se ka nevoje padroni ne bace , lidhu aty qe te lehesh me mire e me fort se atje ti hedh kockat, se per raki ti dukesh qe ke lind i dehur. KAQ.

  3. Une nuk e di se kush eshte Dash Pacja po ti me inicialet GQ po mundohesha ti deshifroja dhe vetem nje obsion gjeta; Goje Qiri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *