• |
ide | kryesore

FOTO/ ‘Më arresto edhe mua’, nis protesta e Shoqërisë Civile te Kryeministria

Lajme, Të fundit



Ndërsa PD dhe LSI po bëhen gati për protestën e radhës kundër taksës në Rrugën e Kombit, që pritet të zhvillohet pas Pashkëve ortodokse, siç ka deklaruar kryeopozitari Basha, sot proteston Shoqëria Civile.

Aktivistë dhe qytetarë pritet të protestojnë sot (e shtunë, 7 Prill) përpara Kryeministrisë. Protesta ka të njëjtin motiv si ajo e opozitës: Kundër taksës së Rrugës së Kombit dhe koncensioneve.

Nisma Thurje sapo ka publikuar një video që tregon momentet e grumbullimit të protestuesve, tek Monumenti i Pavarësisë, Parku Rinia!

Ata mbajnë në duar, pankarta me shprehjen “Më arrestoni edhe mua” dhe banderola ku shkruhet: “Boll me arrogancë, dhunë dhe koncensione”.

Për protestën e sotme përfaqësuesit e Shoqërisë Civile kanë marrë edhe lejen e policisë. E gjithë protesta pritet të zgjasë tre orë.



2 Comments

  1. Ku jeni o komentues te komentoni jeni bere pal me Edi Ram Derrrr Drogen duheshte sot te ishit me numer shum me te madh te shporet ky idiot se bashku me dosssat qe i shkojne pas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *