• |
ide | kryesore

Snapchat me humbje të mëdha, shkaktare Rihanna

F1, Paparazzi, Stil



Snapchat ka humbur 800 milionë dollar pas kërkesës së Rihanna’s nga fansat e saj që ta fshijnë këtë aplikacion.

E gjithë kjo rrëmujë ka ndodhur për shkak të një reklame me të cilën ky rrjet social ka bërë ‘shaka’ në llogari të këngëtares duke kujtuar dhunën që Chris Brown ushtroi mbi të gjatë vitit 2009, transmeton Klan Kosova.Reklama ishte si vijon:  “A do të zgjidhnit?”:  “ta goditni me shuplakë Rihannan” apo “ta grushtoni Chris Brown”. “Kjo nuk ka të bëjë me ndjenjat e mia personale, sepse nuk kam, por ju i keni zhgënjyer të gjitha gratë, fëmijët dhe burrat që kanë qenë viktima të dhunës në të kaluarën. Turp. Fshijeni këtë aplikacion”, ishte shkrimi që Rihanna bëri në llogarinë e saj në Instagram.

Pas këtij postimi, Snapchat është përballur me rënie për katër për qind të vlerës në bursë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *