• |
ide | kryesore

Arrestohet 38-vjeçari që shpërndante kokaine në Tiranë

Lajme, Të fundit



Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se shpërndante kokainë në disa zona të Tiranës.

Burime zyrtare nga policia e Tiranës bënë me dije se në pranga është vënë Leonard Durrësi, banues në kryeqytet.

Ai shpërndante kokainë në zonat e Laprakës, Zogut të Zi dhe “Don Bosko”-s.

Mësohet se 38-vjeçari ka qenë i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.

NJOFTIMI I POLICISË: 
Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Forcat Speciale Shqiponja në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike të forta në doza të vogla, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative arrestuan në flagrancë shtetasin:

• Leonard Durrësi, 38 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.
Në bazë informacioneve që dispononte Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, të marra në rrugë operative, ka rezultuar se ky shtetas kryente aktivitet të kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të forta të llojit “Kokainë” në doza të vogla personave të ndryshëm në zonat e Laprakës, Zogut të Zi dhe “Don Bosko”.
Shtetasit të lartpërmendur në momentin e ndalimit nga shërbimet e Policisë në rrugën e “Dritan Hoxha”, gjatë kontrollit fizik i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 25.4 gramë doza lëndë narkotike e dyshuar Kokainë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme hetimore për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283, i Kodit Penal.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *