• |
ide | kryesore

Tentoi të djegë me benzinë klinikën gjinekologut, pranga të riut në Vlorë

Lajme, Të fundit



Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 27-vjeçar, i cili dyshohet se ka tentuar të djegë me benzinë klinikën e Shefit të Gjinekologjisë në Vlorë, Beikush Shehu.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme. Burime zyrtare thanë se bëhet fjalë për shtetasin Musto Kapaj, banues në Gjorm.

NJOFTIMI I POLICISë: 
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Musto Kapaj, 27 vjeç, banues në Gjorm, Vlorë.

Ky shtetas ditën e djeshme në lagjen ’24 Maji’, ka tentuar të djegë me lëndë djegëse, benzinë, klinikën private të shtetasit B.Sh., 64 vjeç.

Në klinikë nuk ka patur dëme në njerëz apo materiale. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për veprën penale ‘Shkatërrimi i pronës me zjarr, e mbetur në tentativë’, të parashikuar nga neni 151 e 22 të Kodit Penal.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *