• |
ide | kryesore

A do të vizitojë nesër Tiranën ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias?

Lajme, Të fundit



U njoftua në mediat greke se ministri i Jashtëm, Nikos Kotizas, do të vizitojë vendet e Ballkanit këtë javë, në një tur që do prekte dhe Shqipërinë, por kjo axhendë nuk ka asnjë konfirmim zyrtar. Burime nga Ministria jonë e Jashtme nuk e konfirmojnë një vizitë të ministrit grek, por as burimet zyrtare të shtetit fqinj.

Analizat në Greqi thonë se ky vend ka rastin të shfrytëzojë qëndrimin e Erdogan për të fituar simpatinë në rajon, pas dëbimit të 6 turqve nga Kosova, dhe kërcënimit të kryeministrit Ramush Haradinaj.

Media greke nxitoi të shpallë një tur ballkanik të kryediplomatit grek, por zyrtarisht ky lajm mbetet shumë hermetik dhe ende nuk mund të thuhet nëse Kotzias do të jetë në Tiranë në ditët në vijim ashtu siç paralajmëruan mediat.



1 Comment

  1. psikologjikisht ,nga tempratura larte politike ,ne ballkan kotzias duket i lollur dhe i pa afte ,per te sfiduar sfidat ,por ky nuk eshte i sigurt tashme ,nese mund te mbajne ate cfar perfitoj perpara nje nje shekulli nga trungu shqiptare jo me te pretendojne per dicka me teper, keshtu qe kot,,zias ,bashke me shum koter te tjere nuk jane xhenerata qe perfitojne me ne padrejtesi ndaj kombit shqiptare por jan xhenerata qe kan per ti kthyer shum dhe llene llogari kombit shqiptare per 1 shekull padrejtesi te organizuar ndaj nesh,,ky eshte mendimi im duke pare te kaluaren tashmen dhe vizionin ,ne kendveshtrimin e zhvillimit te ralitetit permes domosdoshmerive ,qe eklipson vet zhvillimi dhe problematikat aktuale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *