• |
ide | kryesore

Bujar Asqeriu – politikanëve: Ktheni paratë e vjedhura të ndërtojmë Teatrin e ri

Lajme, Të fundit



Aktori Bujar Asqeriu ka mbajtur sot një fjalim përpara godinës së Teatrit Kombëtar, ku i është përgjigjur pretendimeve të kryeministrit Edi Rama se qeveria nuk ka mundësi financiare për të ndërtuar teatrin e ri. Ai ka propozuar dy mënyra se ku mund të gjenden paratë jo për një teatër të ri, por për disa të tillë.

“Unë propozoj amnisti për të gjithë politikanët shqiptarë. Le të shkojnë te thesari i shtetit dhe të kthejnë të gjithë pasurinë që kanë vjedhur. Ti kthejnë ato që kanë marrë dhe do e shikoni se ka mjaftueshëm për të ndërtuar teatrin dhe shumë teatro të tjerë. Të ngrihen në lartësinë e rilindësve shqiptarë që shkrinë pasurinë e tyre për ndërtimin e Shqipërisë. Një tjetër mënyrë është financimi nga diaspora. Mjaftojnë 5 euro nga çdo shqiptarë që jeton jashtë për të ndërtuar teatrin e ri”, – tha Asqeriu.

Pasditen e sotme u prezantua nga aktorët projekti i ri për Teatrin e Kombëtar, që parashikon ruajtjen e godinës ekzistuese, ndryshe nga projekti i arkitektit danez të prezantuar nga kryeministri Edi Rama, i cili rezultoi të ishte i vjedhur dhe që parashikonte prishjen e godinës.



2 Comments

  1. Ky qenkerka i rrjedhur nga trute!
    Kujton se eshte ne skene dhe interpreton ndonje rol plot “ pathos”.
    Cili politikan dorezon vullnetarisht cfare ka fituar me korrupsion?
    Hajde pastaj dhe beso artistet!
    Prandaj Shqiperia eshte katandisur me kete dite se kemi ne krye nje tjeter artist, ne fakt nje medioker, por ndryshe nga naivi Asqeriu, eshte nje ujk i babezitur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *