• |
ide | kryesore

Çarmatim bërthamor? Kim Jong Un gati të takohet me Donald Trump

Planet



Koreja e Veriut është e gatshme të bisedojë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për çarmatimin bërthamor.

Lajmin e bëri të ditur një zyrtar amerikan ditën e djeshme. Këto shihen si shenjat e para që Kim Jong Un është ende i gatshëm të takohet me Donald Trump, që kur Koreja e Veriut propozoi një takim muajin e kaluar.

Presidenti Trump u shpreh se dëshiron të takojë liderin koreano-verior para fundit të muajit maj. Megjithatë, ende nuk ka një axhendë të saktë për takimin e tyre.

Sipas VOA, zyrtarët amerikanë thonë se ka pasur kontakte të fshehta ndërmjet Uashingtonit dhe Phenianit.

Presidenti Trump vazhdimisht ka bërë thirrje për çarmatimin bërthamor të gadishullit Korean.

Në të kaluarën, Koreja e Veriut është zotuar të ngrijë programin e saj bërthamorë në shkëmbim të ndihmave me ushqime dhe lehtësimit të sanksioneve ekonomike. Këto premtime janë thyer vazhdimisht.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *