• |
ide | kryesore

Celentano letër Renzit: Të gabosh – njerëzore, por të rigabosh është prej budallai

F1, Planet



Përshëndetje Matteo, nuk e di ç’mendim ke. “Marr gazetën dhe lexoj” se asgjë nuk ka ndryshuar. Mesa duket në politikë është ndaluar të gabosh. Por, nëse është e ndaluar, atëherë përse të gjithë thonë se të gabosh është njerëzore? Sigurisht, askush nuk është perfekt, kjo dihet. Edhe pse, me thënë të vërtetën, po të rrëfej se përballë një hyrjeje kaq vezulluese sa e pate ti, kur u bëre kryeministër, nuk mund ta imagjinoja se nuk e kishe edhe dhuntinë e pagabueshmërisë. Ishe shumë i bukur, i ri dhe elegant. Atë ditë të gjithë të shihnim si një shfaqje të papritur që premtonte ndryshime të mëdha, tre të katërtat e Italisë të ngulura përpara monitorit dhe brenda çdo monitori ishe gjithmonë ti.

Kryeministri i ri që po bënte fjalimin e parë për italianët me një dorë në xhep. Një gjest, edhe ai që dukej sikur na jepte njëfarë sigurie. Dhe unë, që pavarësisht të qenit një “Grilin” nga më të hekurtit edhe përpara se Grillo të lindte, të shihja i entuziazmuar. Në atë pikë isha gati të telefonoja Beppe për t’i thënë se “ndoshta kishte lindur antagonisti i tij”.

Gjëja më emocionuese ishte të shihje të gjithë parlamentin të përulur nën këmbët e tua ndërsa fjalët e tua kalonin nga një vesh në tjetrin te të pranishmit. Më pas, në një farë pike lëvize dhe, pa shkuar as për të fjetur, nise të punosh “për të mirën e italianëve” të cilën e bëje pa ndërprerje. Kudo shkoje ishte një sukses. Kujtoj se në një nga ndalimet e shumta, në Gjermani të mikpritën duke luajtur “Azzurro”.

Më pas… nuk e di çfarë ndodhi…nga ana jote pati ndoshta ndonjë gabim, ose ndonjë hap të gabuar. Dikush nisi të flasë dhe… nuk fliste mirë, siç ndodh shpesh në botën e politikës.

Fjalët, dihet, ndonjëherë lëndojnë, dhe më shumë lëndojnë ata që duhet të të mbështesnin dhe që në fakt të braktisën. Një gjest i fortë, sa u takon atyre nuk e di çfarë të them nëse kishin të drejtë apo jo. Gjykuar nga votat që mblodhën, duket se jo. Që do të thotë se edhe ti duhet të kesh gabuar diku. Ndryshe nuk do të ndodhte kjo rrëmujë. Ti ishe kryeministër dhe tani nuk je më.

Italia, sot, për faj të PD-së, ose tënden është pa një qeveri dhe Vendi po shpërbëhet. Në 4 mars, si ti edhe PD-ja jote u shtypët nga fitorja dërmuese e “5 yjeve”. Në vend të dytë surprizoi Salvini, brenda një koalicioni “falë” Berlusconit që prej vitesh e konsiderojnë të mbaruar, por më pas mblodhi numrin më të madh të votave madje edhe më shumë se “5 yjet”. Si i bëhet për këtë?…

Sigurisht, të gabosh është njerëzore, por të rigabosh është prej BUDALLAI. E di se në politikë nuk përdoret, sepse për politikanët rruga e vetme që ndjekin është ajo e pakënaqësisë. Por ti ndoshta je ndryshe. Sepse ndoshta di edhe të humbësh. Nga ana tjetër nuk ka mënyrë për të rifituar.

Ja çfarë do të bëja nëse do të isha në vendin tënd. Do të merrja biçikletën dhe I VETEM do të shkoja të gjëja fituesin e 4 marsit, Luigi Di Maio. Dhe me një përulësi religjioze do t’i thoja: “Ja ku jam këtu gati në krahun tënd për të shëruar Italinë. Një lëvizje që do ta pengonte edhe vetë Papën. Nuk mundem dhe nuk dua që as të mendohet se sa të mira mund të kishte, edhe në fushën ndërkombëtare, një lëvizje e tillë.

Dhe… nuk dua as ta mendoj çfarë do të ndodhte nëse ti nuk do ta bëje… 

©LAPSI.al

 



2 Comments

  1. Nuk kishte nevoje çelentano te na tregonte se i vjen keq per rencin, sepse dihet si te shumica e kengetreve taliane jane te majte, por parate i marrin nga njerezit dhe asgje nuk japin per te varferit, keta kapitaliste te” majte” ! Dhe çudia vazhdon, familja kapitaliste Agneli eshte e majte???????????? Kujtoni………….. Susana Agneli ministerja
    e jashteme ne qeverine Prodi?? Ky quhet ne fjalen me miqesore; padoks italian!

  2. Nuk kishte nevoje çelentano te na tregonte se i vjen keq per rencin, sepse dihet se shumica e kengetreve taliane jane te majte, por parate i marrin nga njerezit dhe asgje nuk japin per te varferit, keta kapitaliste te” majte” ! Dhe çudia vazhdon, familja kapitaliste Agneli eshte e majte???????????? Kujtoni………….. Susana Agneli ministerja
    e jashteme ne qeverine Prodi?? Ky quhet ne fjalen me miqesore; paradoks italian!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *