• |
ide | kryesore

Dëbimi i gjashtë turqve, krijohet grup hetimor parlamentar në Kosovë

Lajme, Të fundit



Një grup hetimor parlamentar do të ngrihet në Kuvendin e Kosovës, për të ndriçuar rrethanat e dëbimit të gjashtë shtetasve turq më 29 mars. Organizata të ndryshme ndërkombëtare si dhe kritikë vendorë kanë thënë se dëbimi i tyre paraqet shkelje të të drejtave të njeriut si dhe shkelje të Kushtetutës së Kosovës. Nesër është lënë të zhvillohet një takim për këtë çështje me shefat e grupeve parlamentare në Kuvend. Sidoqoftë dëbimi i gjashtë shtetasve turq në Kosovë, është një ngjarje që nuk zhbëhet, pavarësisht atyre që mund të zbulojë grupi hetimor parlamentar. Duket se ka patur një dakordësi paraprake mes Erdogan dhe Thaçit, për t’i dorëzuar turqit e dyshuar për lidhje me organizatën FETO të klerikut Fetullah Gulen.

©LAPSI.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *