• |
ide | kryesore

Ditë e përgjakur nga aksidentet/ 3 të vdekur e disa të plagosur

Lajme, Të fundit



Java e dytë e prillit ka nisur me një bilanc tragjik lidhur me aksidentet me makinë. Vetëm gjatë ditës së sotme, nga mëngjesi deri në orët e pasdites, kanë ndodhur 4 aksidente. Aksidenti më i rëndë ishte ai që ndodhi në orët e para të mëngjesit ku një makinë në aksin Levan-Tepelenë përfundoi në kanal.

Tre të rinj humbën jetën, duke kthyer një gëzim në vaj, pasi një prej viktimave sapo kishte martuar vëllain. Policia tha se shkak për aksidentin e rëndë dyshohet të ketë qenë shpejtësia tej normave.

Po sërish në Fier, dy aksidente të njëpasnjëshme kanë ndodhur në orët e pasdites. Fatmirësisht pa viktima, por me dy të plagosur. Kanë qenë shoferi i makinës që është përplasur me shtyllën në Sheq të Fierit dhe një e moshuar që është aksidentuar pas përplasjes së dy makinave në aksin Fier-Levan që kanë përfunduar në spital. Ende nuk dihen shkaqet.

Po një aksident tjetër ndodhi edhe në Elbasan, ku një autobus me 20 udhëtarë u batua në rrugë. Fatmirësisht pasagjerët shpëtuan me lëndime të lehta. Nuk dihet ende shkaku i aksidentit, ndërsa ekspertiza e nxori shoferin se nuk kishte konsumuar alkool.

Megjithëse kushtet e motit janë përmirësuar ndjeshëm, një prej faktorëve në shumë raste për aksidente, duket se edhe në mot të mirë, me temperatura të larta aksidentet janë të pashmangshme në rrugët e Shqipërisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *