• |
ide | kryesore

FOTOT/ Këta janë 2 të fejuarit që vdiqën në aksidentin tragjik në Fier

Lajme, Të fundit



Fisnik Murataj dhe e fejuara e tij Nazia Aham, janë dy të rinjtë që humbën jetën ditën e sotme në një aksident tragjik në Fier.

Në orët e para të mëngjesit, dëshmitarët në fshatin Varibop lajmëruan se kishin gjetur një automjet tip “Suzuki” të rënë në kanal.

Në aksidentin e ndodhur në aksin Levan-Tepelenë, humbi jetën edhe djali i xhaxhait të Fisnikut, Augustin Murataj.

Makina me targa greke si duket i përket shtetases Nazia Aham, e cila në një foto të postuar në Facebook-un e saj shkruan për Suzukin: “Ky është mjeti ynë”.

Tre personat e përfshirë në aksident po ktheheshin nga dasma për në shtëpi. Viktimat mendohet të jenë nga fshati Kute.

Në fillim u bë e mundur nxjerrja e trupit të gruas së pajetë e cila ndodhej në sediljen e pasme të automjetit.



1 Comment

  1. rruge pa mbrojtese anesore,larg standartit.pale rama do ti beje edhe me pagese
    shtet prej kartoni ,qe nuk merr asnje mase per mbrojten e jetes se qytetareve te vet
    Kryeminister leshi,qe nuk punon per kete popull

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *