• |
ide | kryesore

“Instagram” vjen me risinë më të re

Stil



Rrjetet sociale po na bëjnë çdo ditë e më shumë të varur ndaj tyre dhe shumë shpesh nxjerrin risi të reja për të afruar sa më shumë përdorues. Të gjithë jemi fiksuar pas tyre dhe shpesh sjellin risi të ndryshme për të kënaqur përdoruesit e tyre. Aq shumë ndryshime kanë pësuar, saqë tashmë Instagram, SnapChat, Facebook etj, na duken njësoj.

Instagram,rreth një vit më parë na surprizoi me “stories”-foto të cilat qëndrojnë në profilin tuaj vetëm 24 orë. Por këtë herë, do e keni më të lehtë të shihni storyt e të tjerëve në Instagramin tuaj falë risisë së fundit.

Si është kjo? Nëse ju keni postuar një foto në instastory, mund ta shihni direkt “Storyn” e personave që kanë parë foton tuaj thjesht duke klikuar në foton krah emrit të tyre. Sigurisht që kjo vlen vetëm për ata persona që e kanë një foto në storyn e tyre.

Kështu që nuk keni pse të hapni profilin e tyre, për të parë se çfarë fotoje kanë postuar në Instastory.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *