• |
ide | kryesore

Koalicion PD-LSI në zgjedhjet lokale? Çfarë thotë Monika Kryemadhi

Lajme, Të fundit



A do të kemi një koalicion PD-LSI në zgjedhjet e ardhshme lokale? Pak kohë më parë nuk ishin të paktë zërat që folën për riafrim të partisë së Monika Kryemadhit me socialistët e Edi Ramës. Për temën e koalicioneve, kryetarja e LSI-së lë ende gjithçka të hapur. Në një intervistë për emisionin “5 pyetje nga Babaramo” tha se kanë nisur negociatat me PD-në për mënyrën si do të dalë opozita në zgjedhje.

“…më pas ne do ta kemi të nevojshme për tu ulur dhe për të marrë vendimet politike të ulemi të gjithë bashkë. Për sa u përket kandidatëve akoma nuk e kemi diskutuar sepse mendojmë që është akoma shumë herët.

Edhe PD, edhe LSI nga ana e saj apo dhe parti të tjera të frontit opozitar janë në gjueti kandidaturash të cilat janë kandidatura shumë të mira për pushtetin vendor. Duhet të jenë kandidatura të cilat marrin përsipër për ti shërbyer qytetarëve por jo për tu kthyer në ushtarë të politikës” – tha Kryemadhi.
Kandidatë të përbashkët?

“Nuk kemi rënë dakord akoma, por jemi në diskutime. Ka një lloj dashamirësie pozitiviteti apo nonsensi, por jemi në diskutime për të vendosur kriteret që duhet të ketë kandidati. Bashkë në zgjedhje? Jo 100%, por jemi aty” – tha ndër të tjera Kryemadhi. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Lul Basha akoma nuk e kupton, qe sot LSI me Moniken ne krye, as frymezon as mobilizin njeri. Eshte karte e djegur, e konsumuar nga pushteti,e shnderruar ne nje prone familjare, drejtimi i se ciles lihet trashegimi. Iken burri vjen gruaja, pastaj vajza e me rradhe. Aleanca eshte vetem konsum per PD. Duhet te shkeputesh ( te pakten per moral). Cfare do thoni ne zgjedhje, qe LSI, ishte e genjyer nga PS!!!!! Dil vetem , dhe pastaj dhe nese himb, humbja do jete te pakten dinjitoze, por jo keshtu.

  2. Neqoftese kjo ndodhe atehere Rama do jete fituesi me i madh i ketyre zgjedhjeve.LSI definitivisht so te shkerrmoqet teresisht dhe e dyta anetaresia e LSI-se ne masen 90 % do votojne per PS-ne.Votuesit e PD-se madje edhe shumica e militaneteve do te bojkojne votimin ne numer shume me te madh se sa ne zgjedhjet vitit te kaluar ndersa Luli,Berisha,Paloka bashke me Moniken,Vasilin dhe Manjanin do marrin ulurimen e kuisjen se zgjedhjet u blene,u vodhen,u manipuluan etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *