• |
ide | kryesore

Shkullaku: Kalimashi, revoltë ndaj politikës abuzive shqiptare

Arkiva, Lajme, Të fundit



Tensionet e fundit në Shqipëri që dolën në sipërfaqe me revoltën ndaj taksës rrugore dhe vazhduan me protestat e opozitës për rrëzimin e Qeverisë së kryeministrit Edi Rama, janë pasojë e një politike ekonomike të ndjekur ndër vitem që ka shkaktuar pakënaqësi dhe ka rënduar gjendjen ekonomike të qytetarëve, vlerëson opinionisti Armand Shkullaku nga Tirana.

Kjo analizë vjen disa ditë pasi që mijëra qytetarë nga të gjitha viset e Shqipërisë bllokuan akset kryesore rrugore për në Tiranë, me ftesën e opozitës për të protestuar kundër vendimit të Qeverisë për taksën rrugore prej 5 eurosh në një drejtim për autostradën Morinë-Durrës.

Protesta pasoi djegien e sporteleve të pagesës të vendosura pranë Kalimashit nga protestues nga Kukësi dhe arrestimin e 23 personave nga forcat e rendit, 11 prej të cilëve po mbahen në burg në kohë të pacaktuar.

Trazirat dhe protesta detyruan kryeministrin shqiptar Edi Rama që të pezullojë përkohësisht vendimin e tij për taksën rrugore.

Rama bëri të ditur se pagesa e tarifës nuk do të aplikohet deri sa të gjendet një zgjidhje për banorët e zonës veriore të Shqipërisë.

“Gjendja e krijuar është pasojë direkt e politikave kaotike të Qeverisë specifikisht mbi tarifimin e rrugës së Kombit dhe, në përgjithësi, pasojë e një strategjie ekonomike tepër të kritikueshme lidhur me partneritetin publik- privat, që Qeveria Rama ka ndjekur gjatë pesë viteve të qeverisjes”, tha Armand Shkullaku në një intervistë për Radio Evropa e Lirë.

“Revolta në Kalimash ishte pra pasojë jo vetëm e një takse të lartë për rrugën, por edhe rrjedhojë e një politike abuzive disa vjeçare me taksat e shqiptarëve,” tha ai.

Pagesa, sipas Shkullakut, e imponuar pa konsultime paraprake dhe që kufizon të drejtën e lëvizjes përmes një rruge tjetër alternative që mund të shfrytëzohej nga banorët e viseve veriore, paraqet një kosto të papërballueshme për një pjesë të popullatës, gjysma e së cilës jeton në prag të varfërisë dhe mbijeton në saje të asistencës sociale.

Sipas tij, viteve të fundit qytetarët janë ngarkuar vazhdimisht me taksa të larta dhe rritje të çmimeve të energjisë, ujit dhe produkteve bazë ushqimore, “ndërkohë që Qeveria ka shpenzuar qindra miliona euro në koncensione të ngjashme më atë të Rrugës së Kombit që nuk kanë pasur impakt në jetën e njerëzve.”

Opozita shqiptare kaloi në mosbindje civile, duke kërkuar nga qytetarët të mos paguajnë tarifën rrugore dhe të protestojnë deri në rrëzimin e Qeverisë Rama.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha gjatë një proteste në Vora, në afërsi të Tiranës
Kreu i PD-së, Lulzim Basha gjatë një proteste në Vora, në afërsi të Tiranës

Megjithatë, Shkullaku shprehet kritik edhe ndaj opozitës dhe mungesës së besimit ndaj saj nga popullata e gjerë, për të kanalizuar këtë zemërim në ndryshim konstruktiv.

“Njerëzit e lodhur nga keqpërdorimi i pushtetit ndër vite nga të gjitha partitë politike, janë skeptikë ndaj politikanëve,” deklaroi Shkullaku.

“Ata besojnë se çdo forcë politike, ashtu siç ndodhi edhe me socialistët në pushtet, e shfrytëzojnë pakënaqësinë dhe revoltën e tyre për të ardhur në pushtet dhe më pas nuk bëjnë asgjë për ta”, tha ai.

Javën e kaluar, qindra protestues janë përplasur me Policinë e Shqipërisë pranë sporteleve ku duhet të bëhej pagesa prej 5 eurosh për taksën rrugore në Rrugën e Kombit në Kalimash.

Protestuesit kanë shkatërruar tërësisht kabinat e pagesës së tarifës, duke i goditur me mjete të forta dhe duke ua vënë zjarrin.

Rruga e Kombit, autostrada që lidh Shqipërinë me Kosovën, filloi të ndërtohej në vitin 2006 dhe përfundoi në vitin 2010, me ndërtimin e Tunelit të Kalimashit, megjithëse një pjesë e rrugës nga Kukësi deri në kufi me Kosovën ka mbetur e papërfunduar.

Kjo autostradë njihet si njëri nga projektet më madhore infrastrukturore që ka intensifikuar komunikimin mes Kosovës dhe Shqipërisë, por kostoja e kësaj rruge, e paguar me buxhetet shtetërore edhe të të dy vendeve, vazhdon të jetë shënjestër e kritikave për barrën buxhetore që e ka shkaktuar. /Gresa Kraja, evropaelire.org/

Lubonja: Dhuna, shkalla e fundit para një shpërthimi si ai i ’97

Pse dhuna është e vetmja rrugë

 



3 Comments

  1. Nuk te lexoj o majmun perfudimisht se nuk ia vlen, vetem titujt dhe me tituj do te te pyes;
    A mund te zdjidhet ne demokraci nje politike abuzive me nje revolte abuzive!?

  2. Kur do të heqin dorë disa gazetarë që duke dashur të hiqen si “realistë të pa anshëm”, të përdorin kësisoj cilësime formulash qesharake, se “populli nuk është i kënaqur me opozitën” ?
    Nuk ka besoj të ketë ndonjë “popull” në cilindo shtet të botës (duke e marë të përgjithësuar), që të pëlqejë në unanim një qeveri. Kush do ta besonte këtë, do të besonte një marrëzi të madhe.
    Mund të jenë vertetë nje pjesë e elektoratit të pakënaqur nga opozita, por kjo ka disa arsye kryesore :
    E para , ata që duke përfituar në rrugë korruptive nga mazhoranca qeverisëse, domosdo që nuk e duan opozitën se mendojnë se i humbasin privilegjet e tyre nga një qeveri e korruptuar.
    E dyta, ka vërtetë një shtresë të popullit, edhe kundërshtarë të një qeverie të korruptuar, që kur lexojnë çdo ditë ne mediat gjoja të pamvarura, që gazetarë apo analistë që artificialisht bëjnë kritikë njëlloj si për opozitën, ashtu edhe për qeverinë, abstenojnë e nuk dalin në zgjedhje.
    Dhe e treta, ka gjithashtu edhe një pjesë të shoqërisë që rugdaljen e shohin vetëm në përgjigjen e dhunës së qeverisë, me dhunë qytetare.
    Kam përshtypjen se z.Shkullaku, hyn ndër predikuesit e kësaj alternative.
    Alternativës së “revolucionit” të dhunshëm, për të përmbysur këtë qeveri që ai e konsideron kriminale.
    Sigurisht që me një qeveri si kjo që ka ndërtuar Rama, pak shpresa ka se ajo mund të dëgjojë zërin e “popullit”, por nëse, pushteti i katërt, media, mbështet opozitën në kërkesat e saj për ta përmbysur qofte edhe me protesta paqesore, dhe mediat i përgjigjen kësaj thirrje, pa e paragjykuar opozitën, atëhere në protesta në gjithë Shqipërinë do të dalin shumica dërmuese e shqiptarëve, e këtë lum të madh me vershimin e tij, nuk ka burrë nëne që ta ndalë, e sado arrogant të jetë Edi Rama, dihet se të gjithë diktatorët kur e shohin keq, i kap paniku i frikës e detyrohen të japin dorheqjen.
    Alternativa e luftës civile, është alternativa e fundit që mund të ketë një popull për të shpëtuar nga një qeverisje e mbrapshte.
    Veçanërisht një populli vogël i përgjysmuar edhe me emigracionet e këtyre 27 viteve e humbjen e jetës së mijra shqiptarëve që nga viti i mbrapshtë 97, nuk e ka “lluksin” që të humbasë më jetë shqiptarësh.
    Më duket si jo fort e nderëshme që t’ju bëhet thirrje liderëve të opozitës që dilni ju e përleshuni me policinë e diktaturës, që pasi të jeni vrarë apo burgosur do të dalim ne që t’ju “mbrojmë”

  3. mE PROTESTA TE VAZHDUESHME, TE MBESHTETURA NE HALLET POPULLORE, NUK KA QEVERI QE NUK DOREZOHET. pOR E KEQIA ESHTE SE NE VENDIN TONE PROPAGANDA QEVERITAREME MARIFETET E SE KALUARESKA NDRYDHUR DISIDESHIREN PER PROTESTA. kJO JO PER MERITE TE PUSHTETIT SE KA REALIZUAR RRITJEN E MIREQENIES, ABSOLUTISHTJO, KURRE,,,POR ZHURMA, SULMETKANIBALESKE NDAJ OPOZITES, QE ME SHPIFJET ME SKANDALOZE ULIN MORALINE POPULLIT.REVOLTAT JANE NISUR E ME SA DUKET DO KENE RRUGEN E GJATE, POR KJO QEVERI A PO E KUPTON SE NUK KA ME SE CTE JAPE E DUHET TE LARGOHET NJE ORE E ME PARE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *