• |
ide | kryesore

Të pasurit edhe më të pasur/ 4 përqind e shqiptarëve kanë mbi 5 miliard dollarë në banka

Arkiva, Lajme, Të fundit



Pabarazia mes të pasurve dhe shtresave të tjera të shoqërisë në Shqipëri është thelluar më shumë, pasi të pasurit sapo janë bërë më të pasur. 3.7% e depozituesve në bankat shqiptare kanë më shumë se gjysmën e parave, raporton Klan. Pabarazia në Shqipëri në fund të vitit 2017-ë është thelluar më shumë, sipas raportit të dërguar në Kuvend nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave.

Kjo përqindje e vogël e depozituesve zotëron një pasuri në nivelin e 5.3 miliardë dollarëve, në kohën që kursimet në banka janë rritur me ritëm të ulët, vetëm 0.8% krahasuar me një vit më parë. Mesatarja shumëvjeçare e shtimit të depozitave në banka është 6.3%.

Në total janë 92 mijë individë që kanë më shumë se gjysmën e pasurisë, ndërsa pjesa tjetër afro 2 milionë e 300 mijë depozitues ndajnë tortën e 3.9 miliardë dollarëve.

Gjithsej, vlera e depozitave në sistemin bankar në Shqipëri arriti në 9.2 miliardë dollarë.

Në 2016-n, 4% e individëve zotëronin 45% të totalit të depozitave, vlera e të cilave arrinte në 5 miliardë dollarë.

Ndërsa një studim i Bankës së Shqipërisë konstatoi se normën më të madhe të rritjes së kursimeve e kanë patur llogaritë e bizneseve, ndërsa 10 depozituesit më të mëdhenj zinin 6.1% të totalit të llogarive.



2 Comments

  1. SE TE JETE BANKIERI I OLIGARKEVE NE KRYE TE KETIJ VENDI TE VARFER, EDHE ME TE VARFER DO I BEJE SHQIPTARET. kAPO HAJDUTI KA KRIJUAR ELITEN E BANDITEVE QE PO E RRJEPIN KETE POPULLNE CDO ORE E MINUT. kETU THOHET; RROFTE VARFERIA,, ANDAJ KEMI PUSHTET,E PUSHTETAR TE FORTE,NESER DO THEMI ;; RROFTE DIKTATORI.

  2. SE TE JETE BANKIERI I OLIGARKEVE NE KRYE TE KETIJ VENDI TE VARFER, EDHE ME TE VARFER DO I BEJE SHQIPTARET. kAPO HAJDUTI KA KRIJUAR ELITEN E BANDITEVE QE PO E RRJEPIN KETE POPULLNE CDO ORE E MINUT. kETU THOHET; RROFTE VARFERIA,, ANDAJ KEMI PUSHTET,E PUSHTETAR TE FORTE,NESER DO THEMI ;; RROFTE DIKTATORI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *