• |
ide | kryesore

Thaçi: Kërcënimeve serbe, përgjigje me pushkë

Lajme, Të fundit



Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi duke folur në manifestimin “Ditët e Shqipes” që mbahet çdo vit në Koshare tha se Kosova ka fituar pavarësinë dhe shtetësinë e saj fal rënies së dëshmorëve të kombit siç janë Agim Ramadani, Sali Çekaj dhe dëshmorët e tjerë të rënë në Koshare.

Sipas tij falë këtyre dëshmorëve Kosova sot po ecën e sigurt drejt integrimit evropian.

Thaçi përmendi edhe kërcënimet që sipas tij po vijnë nga Serbia por tha se “këtyre kërcënimeve do t’iu përgjigjemi siç iu kemi përgjigjur para 19 vitesh, me pushkë”, tha presidenti.

Kjo deklaratë e Thaçit vjen në një moment ku tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë rritur, që pas arrestimit të Shefit të zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç. Pas arrestimit të Gjuric mediat e Kosovës kanë deklaruar se avionë ushtarakë të Serbisë kanë fluturuar në kufi.



1 Comment

  1. Me mire do te ishte qe Thaci te na tregoje se si kalonte gjate kohes se luftes ne Hotelin Roggner te Tiranes kure trimat e shqipes si Anton Quni , Agim Ramadani …e shoket e tij e shperthyen kufirin shqiptaro-shqiptar ne Koshare , dhe jo te na shesin brockulla bajate me fjale lufte e kercnim tallje kunder Serbise se , qe besa per ta sot, askush gishin e vogel se leviz … cfare kishin bere Thaci , Veseli , Haliti , Syla etj. dhe shoket tyre ne Hotelin Roggner te Tiranes ne kohen kure trimat e shqipes e kishin shperthyen kufirin , qytetaret e Kosoves e pane per 19 vite . Ata vetem per lufte nuke kishin qene … pere zefk , ahengje me zuska greke , serbe , shqiptare .., per raki rrushi e kofsha qingji ne hell, per wuiski , per sminoffte e vere Berati , se kishin pase shoqin por , per Kosharen e per lufte e pame dhe s keni cka na kallxoni andaj dhe , mose folni per te ..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *