• |
ide | kryesore

Donald Trump anulon samitin e Amerikave për sulmin kimik në Siri

Planet



Presidenti amerikan, Donald Trump nuk do të marrë pjesë, ashtu siç ishte parashikuar, në samitin e Amerikave, që do të zhvillohej këtë fundjavë në Lima, por do të qëndrojë në Uashington për t’u marrë me dosjen siriane, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë.

“Më kërkesën e presidentit Trump, zëvendëspresidenti Mike Pence do të marrë pjesë në samitin e Amerikave”, – u shpreh Sarah Sanders, zëdhënëse e ekzekutivit amerikan.

“Presidenti do të qëndrojë në SHBA për të mbikëqyrur përgjigjen amerikane kundër Sirisë”, shtoi Sanders.

Regjimi sirian i presidentit Bashar al-Assad akuzohet se ka kryer një sulm kimik në qytetin Duma, ku humbën jetën plot 78 civilë, mes të cilëve edhe fëmijë. Regjimi sirian mohon akuzat se ka kryer këtë sulm.

Donald Trump njoftoi ditën e djeshme se brenda 48 orëve do të ketë dalë me një vendim zyrtar për të ndërhyrë ushtarakisht në Siri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *