• |
ide | kryesore

E BUJSHME/ Roma eliminon Barcelonën nga Champions League (VIDEO)

F1, Kryesore, Sport



Barcelona nuk do ta harrojë natën e sotme. Ata kanë shpërdoruar fitoren 4-1 në Camp Nou, duke pësuar 3 gola në Romë. Me fitoren 3-0 Roma shkon në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Lionel Messi dhe skuadra e tij nuk ja ka arritur që të shënojë një gol që do t’i siguronte kualifikimin. Që në minutën e 5-të Roma kaloi në epërsi me anë të Dzeko. Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat.

Në pjesën e dytë shënoi De Rossi me penallti ndërsa në minutën e 82-të në skenë doli Manolas që shënoi golin e tretë. Ky rezultat mund të konsiderohet surpriza më e madhe deri tani në Ligën e Kampioneve për këtë sezon. ©LAPSI.al

https://youtu.be/6sCQmS_SrmA



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *