• |
ide | kryesore

Pranga në Itali familjes shqiptare, shpërndanin kokainë nga shtëpia e tyre

Lajme



Tre shpërndarës kokaine, pjesëtarë të një familje shqiptare, u arrestuan nga policia italiane në Velletri.

Tre shqiptarët, burrë, grua si dhe nipi i tyre kanë përfunduar pas hekurave në pritje të procesit gjyqësor.

Apartamenti i tyre përdorej si bazë për shpërndarjen e kokainës.

Hetuesit e Komisariatit të Velletrit dhe Cisterna di Latina arrestuan dy burra, 41 dhe 19 vjeç si dhe një grua 37-vjeçare.

Ata furnizonin të rinjtë përdorues droge, jo vetëm të qytezës, por edhe të zonave përreth.

Pas disa ditëve ndjekie, policët kontrolluan banesën e familjes shqiptare ku u gjetën 50 gram kokainë, e ndarë në doza, material për paketimin, substancë përzierjeje, celularë enkas për shpërndarjen si dhe 350 euro cash.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *