• |
ide | kryesore

Prangoset një shtetas grek në afërsi të kufirit, po trafikonte kanabis nga Shqipëria

Lajme, Të fundit



Një shtetas grek është arrestuar nga në afërsi të kufirit me Shqipërinë. 54 vjeçarit iu gjet në automjetin që drejtonte një sasi kanabisi me peshë 10,2 kg

Ai u ndalua për kontroll në aksin rrugor Kapshticë – Kostur, në afërsi të Mesopotamisë.

Brenda makinës u gjet një çantë udhëtimi, ku ndodheshin 10 qese plastike me sasinë e kanabisit të papërpunuar.

Policia sekuestroi drogën, mjetin si dhe një telefon celular.

Departamenti anti drogë po vazhdon hetimet për të zbardhur deri në fund itinerarin e kanabisit me origjinë nga Shqipëria.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *