• |
ide | kryesore

Vidhet arka e kishës së Shën Sotirit në Korçë nga persona të paidentifikuar

Lajme, Të fundit



Persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur Kishën e Shën Sotirit në Korçë. Sipas priftit të Kishës ata kanë vjedhur arkën ku hedhin lekë besimtarët, duke marrë 20 mijë lekë të reja.

“Më datë 10.04.2018, rreth orës 09:00, kemi marrë njoftim se pranë Kishës së Shën Sotirit, nga persona ende të paidentifikuar është vjedhur me thyerje arka (paraklisi, ku besimtarët hedhin lek)e cila ndodhet në rrethimin e jashtëm të Kishës,” shkruhet në njoftimin e policisë.

Nga deklarimet e marra priftit të Kishës, dyshohet se në arkë është marrë një sasi prej rreth 20.000 të reja.

Policia në vendngjarje po kryhen veprimet proceduriale dhe po punohet për identifikimin e kapjen e autorëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *