• |
ide | kryesore

Brooklyn Beckham i jep fund lidhjes me Chloe Grace Moretz

Paparazzi, Slider



Pak ditë më parë Brooklyn Bekham dhe Chloe Mortez i dhanë fund lidhjes së tyre…përsëri!

Dy të rinjtë janë fotografuar pa unazën e famshme të premtimit pasi në fund të fund të fundit ato u thyen. Megjithëse kjo nuk është ndarja e tyre e parë, fakti që Brooklyn u fotografua duke u puthur me një modele i bëri të gjithë fansat e Mortez t’i kthehen kundra. Djali i yllit të futbollit, David Beckham, u shpreh se ndihet i kërcënuar nga ushtria e fansave të ish të dashurës së tij të cilët po i vërsulen me mesazhe kërcënuese dhe meme qesharake që po e bëjnë të ndihet në siklet.

Ndarja e tyre në një kohë kaq të shkurtër është shndërruar në një dramë të vërtetë në rrjetet sociale dhe portale të ndryshme të huaja dhe Brooklyn nuk e përballon dot urrejtjen dhe kritikën që vjen në çdo moment të ditës si shuplakë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *