• |
ide | kryesore

Dramë në “Bernabeu”/ Penallti për Realin në sekondën e fundit, Juve jashtë Champions

Sport



Real Madrid kualifikohet në 4 skuadrat më të mira të Europës në një ndeshje dramatike në “Santiago Bernabeu” përballë Juventusit në çerekfinalen e dytë të Champions League. Italianët kryesonin 3-0 deri në sekondat e fundit të takimit, rezultat që do ta çonte në shtesë ndeshjen pasi me të njëjtin rezultat e kishte fituar edhe Real në Torino. Ndërsa pritej mrekullia arbitri akordoi një penallti e cila u kthye në gol nga Ronaldo.

Reali i Madridit u befasua fillimisht pasi që në minutën e dytë është zhbllokuar rezultati nga miqtë me anë të Mario Mandzukic që kaloi Juventusin në avantazh. Në minutën e 12-të, Isco shënoi për Realin, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Në të 37-ën e pjesës së parë sërish sulmuesi kroat, Mandzukic që shënoi në portën e spanjollëve duke i çuar shifrat në 0-2. Në fraksionin e dytë kampionët e Italisë realizojnë edhe golin e tretë, duke barazuar rezultatin përgjithshëm në 3-3 me anë të Matuidi në të 61-ën.

Në fund akordohet një penallti e kontestuar për Realin. Për shkak të protestave Buffon u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa Ronaldo shënoi përballë Sheznit duke kualifikuar madrilenët. ©LAPSI.al


https://youtu.be/5Z9h9KplkHU



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *