• |
ide | kryesore

Kërcënimi i fortë i Trump: Bëhu gati Rusi, sepse do të vijnë raketat

Lajme, Planet



Donald Trump ka reaguar ashpër me një postim në rrjetet sociale pas deklaratës dhe kërcënimit rus se do të rrëzojnë raketat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në një sulm te mundshëm ne Siri dhe do te hakmerret kundër çdo vendi nga i cili do te nisen raketat. Deklaratën e fortë e ka bere ambasadori i Rusisë në Liban. Por Trump, përmes Twitter-it e paralajmëron Rusinë që të “bëhet gati”.

“Rusia zotohet për të qëlluar çfarëdo dhe të gjitha raketat që godasin në Siri. Bëhu gati Rusi, sepse ato do të vijnë, të bukura, të reja dhe “të zgjuara”! Ju nuk duhet të jeni partnerë me kafshe që vret popullin e tij dhe gëzon për këtë!”, – shkruan Trump.

Deklarata vjen pasi Rusia u zotua për të qëlluar mbi çfarëdo rakete amerikane që synon të godasë Sirinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *