• |
ide | kryesore

Kthehet në shaka e rrjeteve sociale, Marck Zuckerbeg me jastëk në karrige

Paparazzi, Slider



Mark Zuckerberg u mor dje në pyetje në Senatin Amerikan në lidhje me të dhënat dhe skandalin e Cambridge Analytica. Por ajo që i ra në sy të gjithëve ishte se ai kishte kërkuar që të kishte një jastëk në karrige që të dukej pak më i gjatë dhe të tregonte rëndësinë e tij.

Kaq ka mjaftuar që në rrjetet sociale të plasin komentet dhe gallatat duke thënë se Mark nuk ka nevojë për jastek të butë sepse ai është vetë i butë. Ndërsa të tjerë shkruanin se nuk ka nevojë që të zgjatet sepse të gjithë e dim se sa i gjatë është ai. Zuckerberg foli edhe për modifikimet që do të bëhen në lidhje me privatësinë Facebook si dhe risitë që do të sjellë ky rrjet social. Ajo që të gjitha mediat botërore transmetuan dhe shkruan  ishin disa pyetje që anëtari i Senatit Amerikan i bëri Zuckerberg por që nuk mori përgjigjë të tipit: “ Si quhet hoteli ku ke fjetur mbrëmë” apo “Cili është person që ke shkëmbyer mesazhe javën e kalur”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *