Pas tre gjyqtarëve Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të zhvendoset në radhët e prokurorëve .
KPK do të kalojë në ‘sitën’ e Vettingut prokuroren e Prokurorisë së Apelit në Shkodër, Besa Nikëhasani.
Seanca e KPK për Nikëhasanin do të zhvillohet më datë 17 prill 2018.
Ndërkohë që në 13 prill pritet vendimi për gjyqtarin e Apelit Durrës Besim Trezhnjeva.
Më herët KPK vendosi të largojë nga sistemi gjyqtarit Fatos Lulos dhe të konfirmoj vijim në detyrë të gjyqtares Vitore Tusha.
Ndërkohë koka ka vendosur të ndërpresë Vettingun për prokurorin e Beratit Ermir Beta pas dorëheqës se tij nga sistemi