• |
ide | kryesore

OBSH: 500 sirianë të prekur nga sulmi kimik në Duma

Planet



Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se janë diagnostikuar mbi 500 sirianë me kimikate toksike, pas sulmit kimik që ndodhi të shtunën në Duma, ku 78 civilë humbën jetën.

“Në veçanti, kishte shenja të irritimit të rëndë të membranës së mukozës, probleme në frymëmarrje dhe probleme në sistemin nervor për ata që ishin të ekspozuar”, – njoftoi OBSH-ja.

“OBSH-ja kërkon akses të menjëhershëm dhe të papenguar në zonë për t’i dhënë ndihmë atyre që janë të prekur”, – shtoi shefi i përgjigjes emergjente të kësaj agjencie, Peter Salama.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *