• |
ide | kryesore

Skandali i Facebook/ CNN tregon pse dështoi Kongresi Amerikan para Mark Zuckerberg

Planet



Sipas CNN, Kongresi Amerikan nuk kupton asgjë nga Facebook.

Mark Zuckerberg u paraqit ditën e djeshme përpara komisionit të Senatit Amerikan për seancën dëgjimore në lidhje me skandalin e privatësisë që ka dëmtuar emrin e gjigantit të medias sociale të themeluar prej tij më shumë se një dekadë më parë.

Ai u paraqit i veshur me kostum, pamje serioze dhe pa bluzën e tij të famshme duke kërkuar ndjesë publike. Por, shumica e senatorëve që i bënë atij pyetje nuk ia kishin idenë fare se si funksiononte Facebook, se cilat ishin zgjidhjet e problemit, apo se çfarë donin ata të zbulonin me thirrjen që i bënë themeleuesit të Facebook për të dëshmuar.

Ajo që u vu re nga ky “gjyq”, ishte se ligjvënësit amerikanë kanë harruar se jemi në teknologjinë e shekullit 21, shkruan CNN.

Si rezultat, çështja që supozohej të ishte në fokus të bisedës “Privatësia e rrjeteve sociale dhe abuzimi me të dhënat”, nuk shkoi ashtu si duhej.

Zuckerberg i filloi komentet përballë një komisioni të senatit amerikan duke marrë mbi vete përgjegjësinë që nuk mundi të parandalojë skandalin me firmën Cambridge Analytica, të lidhur me fushatën presidenciale të kandidatit Donald Trump, e cila mori nga Facebook-u të dhëna personale të 87 milion përdoruesve me synimin për të ndikuar tek zgjedhjet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *