• |
ide | kryesore

Trajneri i Romës: Nuk e besoj ende, por do të festoj me familjen

Sport



E pabesueshme, e mrekullueshme, e mahnitshme… Përmbysjen e Romës në Champions e kishte bërë vetëm Deportivo La Coruna (kundër Milan) në 2003-2004 dhe një vit më pas pikërisht Barcelona kundër PSG. Trajneri Di Francesco thotë se kjo ishte ndeshja perfekte.

“Nuk e besojmë vërtet. Në dhomat e zhveshjes i përqafova të gjithë djemtë, por pastaj u thashë se të dielën kemi derbin. Forca jonë është të shohim përpara të kapim diçka më shumë. Përse të mos besojmë arritjen në finalen e Kievit? Nuk duhet të themi “të shkojë si të shkojë” sepse do të ishte vetëkënaqësi ndërsa ne duam të shkojmë dhe ky është objektivi ynë”.

Tekniku italian bën edhe një analizë nga ana teknike si u përballuan Messi me shokë.

“Më shumë se aspekti taktik, ajo që pati rëndësi sonte ishte mentaliteti, agresiviteti ynë që i bëri sulmuesit e tyre më larg dhe që na dha mundësi të kundërsulmonim më shpejt. Ajo që bëmë sot është shpërblimi për atë që kemi bërë në Europë. Schick? I madh. Sistemi i ri që kam krijuar e kam bërë me qëllim për t’i dhënë më shumë ndihmë. Ishte i rrezikshëm në disa raste dhe në nivelin taktik gati perfekt. Tani është e drejtë të shkojmë të festojmë. Unë? Do të festoj me fëmijët e mi dhe familjen time në shtëpi, më pas ndoshta do të festojmë edhe ndonjë gjë më të madhe”. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *