• |
ide | kryesore

VIDEO/ Çfarë ndodhi sot në Fier? Qëllohet me breshëri automatiku në drejtim të një lokali

Lajme, Të fundit



Terror në Fier. Nga një automjet është qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të një lokali.

Sipas policisë lokale rreth orës 11:45 në lagjen “8 Shkurti” nga një automjet tip “Reno” është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të shtetasit A.B.

Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale ku janë thyer xhamat e lokalit.

Makina është larguar në drejtim të Semanit dhe rreth orës 11:50 është gjetur e djegur në lagjen “15 Tetori” në Fier.

Në brendësi të makinës është gjetur një armë kallashnikov dhe një karikator. Forcat policore po krehin zonën me qëllim kapjen e autorëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *