• |
ide | kryesore

VIDEO/ Polici nxjerr armën në mes të rrugës, qytetari: Na vrave mo…

Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video, ku shihet një polic në qytetin e Pogradecit i cili ka nxjerrë pistoletën teksa kërkon që të ndalojë një makinë. Në audio dëgjohet, qytetari i cili thotë: “Po ik mo ç’ke me mua. Na vrave mo, na vrave”. Në video dëgjohet edhe një zë tjetër që thotë: “Filmoje mo, filmoje”.

Ish-kryeministri fton ndjekësit të shohin se “si sillet ne mes te qytetit narkoterroristi me uniforme, fytyra e vertet e narkoshtetit!” duke publikuar edhe mesazhin që i ka dërguar qytetari.

“I nderuar zoti berisha. shiko policia e krimit ne qytetitn e pogradecit si i nxjere armen qytetarit pa pasur asnje lloj precedenti apo kryerjen e nje vepre penale. thjesht per arsye kaprico te nje polici femij te shtetit te narkotrafikut. Me pas e ka ndjekur polici me vrap dhe i ka vene pistoleten ne koke kamerat e rrugeve disponojn pamja me te qarta. Ju lutem zoti berisha beheni publiku sec cben nje polic i papërgjegjshëm”. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Do propozoja qe ne Shqiperi policia te mos kete arme zjarri me vete gjate punes rutine. Nuk e di a eshte ne nje mendje me mua Berisha?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *