• |
ide | kryesore

Arrestohen në flagrancë tre trafikantë droge në Roskovec

Lajme



Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë 3 persona të cilët do të shisnin drogë. Ndalimi i tyre u bë në Roskovec, teksa po tentohej të kryhej shitja e kanabis sativës.

Nga hetimi një javor i policisë dhe prokurorisë së Fierit janë siguruar prova që implikojnë tre të ndaluarit në prodhimin dhe shitjen e drogës.

Tre të ndaluarit janë Gazmend Saliaj e Shaban Saliaj nga Ngraçani i Mallakastrës dhe Klodian Ymeraj nga fshati Drenovë po i Mallakastrës.

Mësohet se nga hetimet është konkluduar se tre të ndaluarit u thoshin blerësve se mund të siguronin hashash sa të donin.

Dyshohet se të ndaluarit kanë disponuar sasi të mëdha lënde narkotike dhe po punohët për identifikimin e vendndodhjes se tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *