• |
ide | kryesore

Berisha: Pse seanca e sotme parlamentare ishte historike

Lajme, Të fundit



Për Sali Berishën, seanca e sotme parlamentare ishte historike, pasi Edi Rama nuk pati mundësi të flasë dhe u detyrua të dalë nga dera e pasme.

“Ngjarja e ditës ishte që Edi Rama doli nga Parlamenti duke përdorur derën e nevojtores ose të halesë”, – tha Berisha në studion e ABC News.

Ish-Kryeministri akuzoi ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, se ka bërë aktin më të paprecedent, duke futur armë në sallën e Kuvendit. Berisha tha se Bushati duhet të japë dorëheqjen e menjëhershme.

“Ky është përshkallëzimi më i rrëzikshëm në historinë e Kuvendit, më dramatik. Truprojat e Ditmir Bushatit hynë me armë në sallën e Kuvendit, armët nuk futen kurrë në Kuvend dhe nëse Edi Rama mendon se do i zgjidhë problemet me opozitën duke përdorur armët, atëherë po i bën gropën e madhe vetes shumë shpejt”, – u shpreh ish-kryeministri.

Lidhur me hedhjen e miellit në drejtim të Edi Ramës, Berisha theksoi se ai simbolizon kokainën, me të cilën Edi Rama është i droguar.



2 Comments

  1. Pse ti e ben historine e Shqiperise!?
    E sigurt eshte qe ti do te perbeshe elementin atavik te historise se shpellareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *