Ish-Kryeministri Sali Berisha thotë se seanca e së enjtes në Kuvend ishte historike. Në një intervistë në studion e ABC News ai tha se opozita nuk e lejoi Edi Ramën të flasë dhe e detyroi të dalë nga dera e pasme.
“Ngjarja e ditës ishte që Edi Rama doli nga Parlamenti duke përdorur derën e nevojtores ose të halesë”, – tha Berisha.
Ai akuzoi ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati se ka futur armë në sallën e Kuvendit dhe se duhet të japë dorëheqjen e menjëhershme.
“Ky është përshkallëzimi më i rrezikshëm në historinë e Kuvendit, më dramatik. Truprojat e Ditmir Bushatit hynë me armë në sallën e Kuvendit.
Armët nuk futen kurrë në Kuvend dhe nëse Edi Rama mendon se do i zgjidhë problemet me opozitën duke përdorur armët, atëherë po i bën gropën e madhe vetes shumë shpejt” – tha Berisha.
Sa i përket hedhjes së miellit në drejtim të Edi Ramës, Berisha tha se ai simbolizon kokainën që përdor kryeministri.
Ky ka ikur moti per lesh,po si na qenka uji pa shishe arme?Po ti pushkatove 4 njereze te pafajshem e duarthate ne Bulevard,plagose dhjetra te tjere e burgose qindera e tani ulurine pse u hodh uje nga nje deputet si reagim ndaj atyre deputeteve qe gjuanin miell,veze,shishe e gjera tjera .TI duhet te perballesh me drejtesine per vrasje masive te shqiptareve dhe po afrohet ora sepse shpirterat e atyre njerezeve te pafajshem nuk prehen pa u be drejtesi.