• |
ide | kryesore

Berisha: Rama doli nga dera e WC, Bushati futi armë në Kuvend

Arkiva



Ish-Kryeministri Sali Berisha thotë se seanca e së enjtes në Kuvend ishte historike. Në një intervistë në studion e ABC News ai tha se opozita nuk e lejoi Edi Ramën të flasë dhe e detyroi të dalë nga dera e pasme.

“Ngjarja e ditës ishte që Edi Rama doli nga Parlamenti duke përdorur derën e nevojtores ose të halesë”, – tha Berisha.
Ai akuzoi ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati se ka futur armë në sallën e Kuvendit dhe se duhet të japë dorëheqjen e menjëhershme.

“Ky është përshkallëzimi më i rrezikshëm në historinë e Kuvendit, më dramatik. Truprojat e Ditmir Bushatit hynë me armë në sallën e Kuvendit.

Armët nuk futen kurrë në Kuvend dhe nëse Edi Rama mendon se do i zgjidhë problemet me opozitën duke përdorur armët, atëherë po i bën gropën e madhe vetes shumë shpejt” – tha Berisha.

Sa i përket hedhjes së miellit në drejtim të Edi Ramës, Berisha tha se ai simbolizon kokainën që përdor kryeministri.



1 Comment

  1. Ky ka ikur moti per lesh,po si na qenka uji pa shishe arme?Po ti pushkatove 4 njereze te pafajshem e duarthate ne Bulevard,plagose dhjetra te tjere e burgose qindera e tani ulurine pse u hodh uje nga nje deputet si reagim ndaj atyre deputeteve qe gjuanin miell,veze,shishe e gjera tjera .TI duhet te perballesh me drejtesine per vrasje masive te shqiptareve dhe po afrohet ora sepse shpirterat e atyre njerezeve te pafajshem nuk prehen pa u be drejtesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *