• |
ide | kryesore

FOTO+VIDEO/ Sergio Ramos theu rregullat e UEFA-s, pritet tjetër dënim për të

Sport



Kapiteni i Real Madrid, Sergio Ramos me shumë gjasë do ta humbasë ndeshjen e parë gjysmëfinale në Champions League.  Kjo pasi ai zbriti në fushë në minutat e fundit të ndeshjes në “Santiago Bernabeu”.

Ai ishte i pezulluar për këtë takim dhe duhej të qëndronte në zonën VIP, por Ramos zbriti në minutat e fundit në tunel për të mbështetur nga afër shokët që ishin duke humbur 0-3 nga Juventus.

Mësohet se arbitri Michael Oliver e ka raportuar për prezencën e Ramos në ndeshje dhe mbrojtësi me shumë gjasa do ta humbasë sfidën e parë në gjysmëfinale, pasi UEFA pritet ta pezullojë edhe për të paktën një ndeshje. Ai pati edhe një përplasje verbale me trajnerin e Juventusit Allegri. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *