• |
ide | kryesore

Kulisat / Llalla, kurbani i paqes së rivendosur mes Metës dhe Lu-së

Arkiva, Kryesore

Pritja e Donald Lu-së nga Ilir Meta dhe sidomos epitetet superlative që karakterizuan njoftimin e zyrës së shtypit të presidentit me ambasadorin e ShBA, tregojnë se bashkëbisedimi kokë më kokë i të tyre nuk ka qenë thjesht, pirja e një kafeje kortezie. Fjalët “i shkëlqyer”, “i përzemërt”, “miqësor”, “bashkëpunues” që u hodhën me breshëri mbi publikun, në fakt duket sikur duan të fshehin diçka tjetër: faktin që Ilir Meta dhe Donald Lu, nuk kanë pasur asnjëherë një marrëdhënie korrekte mes tyre.

Lexo me tej:

Takimi Meta-Lu/ Presidenca: Ishte miqësor, i përzemërt dhe bashkëpunues si gjithmonë!

Këtë e tregoi së fundi edhe publikimi i letrës që Adriatik Llalla kishte dërguar në Kongresin Amerikan. Ish-Kryeprokurori në muajin maj të vitit 2017, i nisi një letër zyrtare Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në të cilën ka thënë se Ambasadori Donald Lu i ka kërkuar arrestimin e Ilir Metës, pa asnjë provë dhe pa asnjë fakt. Sipas Llallës një gjë e tillë ka ndodhur në maj të vitit 2015, pra në kulmin e skandalit të dosjes DIA- CEZ që e rrezikoi seriozisht fatin politik të Ilir Metës.
Vetë ky i fundit i ka pohuar njerëzve të tij të afërt se amerikanët po kërkonin kokën e tij. Ndonëse publikisht ai akuzoi për këtë komplot dyshen Rama – Basha, që vepronin të organizuar pas publikimit të artikullit të BIRN që hidhte hije dyshimi për korrupsionin e Metës, ai e dinte se pas kësaj afere qëndronte edhe Donald Lu. Cdo drejtues i rrethit të parë të LSI, atë kohë shprehej me përbuzje për kinezin që fliste shqip dhe nuk e fshihte se ai po kërkonte eleminimin politik të Metës, për t’i shërbyer Ramës.
Ilir Meta, i dinte të gjitha këto. Me siguri dhe Adriatik Llalla, që konsiderohej si njeri i tij e ka njoftuar kryetarin e atëhershëm të Kuvendit për interesimin që Lu kishte treguar për dosjen DIA – CEZ. Në vend që të bënte detyrën si shumica e prokurorëve shqiptarë, Adriatik Llalla e pati përdorur këtë dosje për të forcuar mbështetjet dhe lidhjet politike. Ai kishte zgjedhur LSI-në përpara ShBA-së, duke e njoftuar Metën për synimet e selisë së Rrugës së Elbasanit.
Por që nga maji i 2015 dhe publikimi i letrës së kongresit në 2017, ka rrjedhur shumë ujë. Llalla tashmë është shkarkuar dhe ambasadori amerikan jo vetëm e ka quajtur atë të korruptuar dhe të diskredituar, por dhe ka mohuar faktet e relatuara prej tij: “Ai ka pretenduar se brenda katër muajsh nga mbërritja ime në Tiranë, unë i paskam thënë të arrestojë ish-Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta. Kjo është një gënjeshtër absurde nga Z. Llalla, pa kurrfarë baze në fakte. Gënjeshtra e tij fyese është një ofendim për Presidentin Meta dhe popullin shqiptar” ka deklaruar Lu.

Kjo deklaratë fillimisht i ka volitur imazhit të tij për të treguar se nuk është ambasadori arrogant që përpiqet të komandojë një republikë bananesh. Natyrisht që kjo deklaratë i ka shërbyer edhe Metës. Në sytë e publikut ai tregon se nuk ka pasur kurrë probleme me amerikanët duke shuar zërat se ata kanë dashur t’a godasin si një politikan të korruptuar.

Pra, tani të lumtur duken të gjithë. Donald Lu hiqet sikur nuk ka dashur të ndikojë në dosjen DIA CEZ. Ilir Meta bën sikur nuk e di se në një moment ka qenë në buzë të greminës. Zyra e tij e shtypit e ka shitur aq të sheqerosur atë takim me të njëjtën enfazë me të cilën “Kinostudioja Shqipëria e re” pasqyronte takimet e Enver Hoxhës me ambasadorin sovjetik.

Dhe i vemmi njeri i lënë në baltë nga e gjithë kjo, është Adriatik Llalla, pikërisht ai që në maj 2015 vendosi mos t’i shërbejë shtetit dhe postit që mbante, por Ilir Metës.

Lexo me tej:

Afera CEZ/ Kush po e lufton Metën në SHBA?
Duke pohuar se marrëdhëniet me Lu-në kanë qenë gjithnjë të përzemërta, selia e Presidencës tregoi se nuk beson në versionin e burgosjes së mbrojtur nga Llalla. Kështu ish prokurori është gjendur mes dy zjaresh: Lu-së që e do për ndjekje penale dhe Metës që e shiti duke e trajtuar thjesht si një gënjeshtar, pasi sot si president, i volit më mirë të hiqet sikur nuk ka pasur kurrë probleme me amerikanët. 

©Lapsi.al

10 Comments

  1. Ky eshte kulmi i hipokrizise dhe talljes me shqiptaret nga tandemi Shkullaku-Bushati,po si eshte e mundur te verboshe shqiptaret dhe ta paraqesish Llallen si kurban (viktime) te disa marredhenjeve te paleve te treta,kur ai eshte i akuzuar per korrupcion ,per pastrim parash,per pasurim te paligjeshem.Ore per budallenje i merrni ju shqiptaret ?Si nuk keni turp more.Te paraqisni si viktime njeriun ndaj te cilit Sekretari i shtetit te SHBA-ve mori masen me drastike e cila mase nuk eshte marre ndaj asnje personi tjeter nga SHBA-te.

  2. Une e lexoj ndryshe: Lu ka marre garancine nga Meta se nuk do t’i publikoj videon e pergjimit te LLalles. Po a mban Meta fjalen? Me kete gje nuk i ka bere llogarite mire kinezi..

  3. Ilir meta,vramoz ruçi,jzh fatoz nano dhe edi rama kane organizuar diskret dhjetra puçe ne shqiperi.
    edhe kosova eshte sulmuar shume her nga kjo mafi turko-vlleho-serbe ne krye te shtetit.
    ilir meta ka pas edhe takime sekrete ne beograd per per kosoven,edhe ateher kure serbia kushte embargi nga euro-usa dhe nuk vizitohej nga ta,perveq nenes se tyre rusi kines dhe shteteve mike arabe fe serbo-rusis.
    keta persona ne fjale fshehen dhe maskuan hymjen e ushtris serbe deri ne tropojë e shqiperin e veriut,kh edhe sot ka fshatra te minuara nga ushtria serbe dhe disa fshatar kane humbur jeten dhe gjymtyre nga minat.
    kjo nuk eshte presidence e qeveri,por vetem nje fotokopi e esat pash toptanit …

  4. nqs Llalla eshte peshku madh, Like floriri eshte peshkaqeni i bardh. ca turpi me pas kete si president; e ka pa gjith bota me ze e me figur se cka ber e cben. Kryeministri kokainoman, presidenti me bllok ne dor qe po te jesh me LSI e te kesh mbaruar kopshtin mund te behesh edhe minister. kryetari opozites me kunatin per krahu e me raport mjekesor per ti shpetuar gjykimit per vjedhje tip 250 milion eur. ish-ministri i brendshem korier droge… Monika, gruja presidentit dhe kryetare e partis familjare, nje cop injorante qe sdi te bej nje diskutim, krunde fare nuk ka njeri me te dobet ne argumenta qe sillet si drejtoresh prostitutash me ato 5 kalamajt e saj ne parlament. saliu qe vjen verdall si zombi me hijet e viktimave qe ka krijuar per icik pushtet e per ca para, akoma si ndahet shqiptareve dhe eshte ber si dhelpra pas boleve te dashit. ik o burr na lej rehat, ik luaj domino. MJER SHQIPERIA. eshte koha maskarenjve. Faik Konica thoshte; cdo popull meriton qeverin qe ka, po ne shqiptaret kemi vuajtur shum dhe BOLL ME. Nuk i meritojm keta palaco provincial , narkos e gangestera qe vec shqiptar nuk jan. as pushtusit nuk jan sjell keshtu me ne. BOLL ME. NDIQNI INTERESAT TUAJA SHQIPTAR DHE PESHTYJINI SA HER TI SHIFNI.

  5. vete zgjedhja e ilir metes president nga edi rama,tregon shume-shume prova sesi privatizohet shteti.. dhe hajduti mbron,hajdutin.
    2.por dhe vete zgjedhja e nje qeverie me specialiste si saimir tahirin,ballen dhe gramoz rucin veteran i mashtrimeve me popullin dhe maskim koplote shteti = tregon te gjjtha per shqiptaret,evropen dhe ameriken,sesa te dakorduar dhe organizuar jane aleanva ne mafi ps-lsi.
    a ,kujdes se monika bene zhurma vetem per tja maskuar te gjitha krime e multi-mijra vjedhe ilir metes,se eshte vete nje sypet hajdute me 11 wc villen e bler nga taksat e shqiltarve,dhe duhet kontrolluar ne mure te shtepis i ish presidentin tunizian ben ali,qe kishte fshehur miliarda ne mure te shtepis…

  6. Kush u perpoq ta mbaje Llallen kryeprokuror dhe pse? Ata te cilet e kishin sjelle ne krye te prokurorise pa e pase te kryer shkollen e mesme . E dinin avokatet e Llalles se ky ishte i korruptuar dhe i krimbur ne korrupcion ? E dinin prandaj perpiqeshin ta mbanin me cdo kusht sepse ai ishte garance per padronet dhe krimet e korrupcionin e tyre.Po ju gazetare e analiste pse e mbronit dhe i qani ghallin duke u perpjekur ta paraqisni si viktime?Mos valle jeni edhe ju te krimbur dhe pengje te Llalles.Mes ambasadorit te SHBA-ve dhe nje mashtruesi e hajni si Llalla une i besoj ambasadorit e jo kriminelit qe SHBA-te i ndaluan hyrjennongrata me gjithe familje.

  7. A mund të më thotë dikush, se cili kryeprokuror i përgjithshëm në Shqipëri ka pasur guximin që në mënyre të pamvarur nga politika të ngre padi penale për ndonjë kryeministër apo president ?
    E ky nuk është vetëm një fenomen shqiptar, po diku më shumë e diku më pak, drejtësia është e ndikuar nga politika.
    Prej një viti në SHBA opozita politike ka vënë në lëvizje nje grup prokurorësh me prokurorin “special” Mueller, që të hetojë se a ka bashkëpunuar presidenti Trump me Putinin për ti fituar zgjedhjet presidenciale.
    Ndërkaq më pranë llogjikës duhet të ishte hetimi per administratën e mëparëshme se përse paska lejuar Rusinë të ndërhyjë e të ndikojë në zgjedhjet e SHBA.
    Nuk është gjetur nga ky prokuror deri tani asnjë fakt se z.Trump ka qenë bashkëpuntor i Putinit, e bile ndërkaq presidenti aktual, jo vetëm me retorikë por edhe me veprime konkrete, i ka ashpërsuar marëdhëniet me Rusinë e situata ka shkuar deri në rrezikun e një ballafaqimi ushtarak midis NATO e Rusisë.
    Me thënë të drejtën mua si një qytetar i thjeshtë, më shqetëson fakti se mos presidenti aktual i SHBA, nën presionin e luftës politiko-mediatike që po i bëhet për Rusinë, mund të kalojë në ndonjë veprim të nxituar që mund të bëhej shkas për një lufte me Rusinë.
    Kjo histori u përsërit edhe me Korenë Veriut.
    U akuzua z.Trump se me kërcënimet që i bëri diktatorit komunist të Koresë, do të shkaktonte lufte botërore atomike.
    Asgjë nuk ndodhi.
    E uli bishtin diktatori komunist korean dhe pranoi që të bënte “bisedime” dipllomatike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu