• |
ide | kryesore

Mielli s’është dhunë, por njolla e turpit që i shkon kësaj qeverie

1, 2, Ide

Edi Rama dhe ministrat e tij duan edhe ta hanë gjithë byrekun e tepsisë për vete, por edhe të mos njollosen nga mielli i tij. Deri më tani, falë edhe gafave të rënda të opozitës, ia kanë dalë të mbllaçiten të qetë duke mos e prishur oreksin as nga akuzat dhe as nga skandalet që u shpërthejnë çdo ditë. Ndonëse Shqipëria klasifikohet si një vend me demokraci hibride, me një qeverisje autoritariste, me korrupsion politik të lartë, me ministra të përfshirë në trafik droge e afera korruptive, me liri shtypi të kufizuar dhe shoqëri civile të kompromentuar, kryeministri i ka qëndruar besnik shprehjes së tij të preferuar “qentë le të lehin karvani shkon përpara”.

Me një pushtet gjithnjë në rritje, të akumuluar në duart e tij, Edi Rama mendon se është i plotfuqishëm jo vetëm të abuzojë me të si të dojë, por edhe të mos e shqetësojnë ndërsa ndan copat e byrekut të “bashkëqeverisjes me qytetarët”. Prandaj ai dhe ata që mbledhin thërrimet pas tij, u tubuan në kor kundër miellit që u zbardhi kostumet sot në Kuvend. Ata nuk i durojnë dot ato njolla, sepse janë të vetëdijshëm që në sytë e shqiptarëve ato janë lakmuesi i korruptimit politik e moral që ata u kanë bërë besimit të tyre.

Ministrat dhe klonet e tjerë të Ramës, e etiketuan miellin e opozitës si dhunë, agresion i ulët, pushtim i Kuvendit, madje duke i shtuar edhe refrenin e njohur populist që ka tre vite që përsëritet, se kjo bëhet për të penguar reformën në drejtësi. I pyetur njëherë për përdorimin e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, si një mjet i dhunshëm, Albin Kurti dha këtë përgjigje: “I dhunshëm?! Po a ka diçka më paqësore se sa t’i bësh hajnat për të qarë, pa i prekur me dorë?”.

Kundrejt një qeverie arrogante, abuzive, që tenton të mbysë çdo zë kritik dhe të neutralizojë çdo qelizë të reagimit publik, që vendos për jetën e atyre që qeveris pa i përfillur ata, që e konsideron pasurinë publike si pronë të saj, një grusht miell e ca kokrra vezë nuk janë dhunë. Eshtë më e pakta që mund të bëhet e që duhej të ishte bërë me kohë.

Ndaj një qeverie që i pret rrugën drejtësisë kur bëhet fjalë për ministrat e saj, që i lidh duart prokurorisë të hetojë për vrasjen në Sharrë, për oficerët e policisë të lidhur me trafikantët apo për  koncensionet në shëndetësi, që përdor kriminelë për të fituar zgjedhjet dhe më pas i shpërblen me karrike në parlament dhe nëpër bashki, që kapet në flagrancë duke ndarë pa tender e pa garë pasurinë e përbashkët dhe që vazhdon të mos ndryshojë kurs, a ka kuptim të quhet dhunë dhe agresion njollosja e saj me dangën e turpit?

Gramoz Ruçi mund të përjashtojë dy apo të gjithë deputetët e opozitës, por nuk mund të ndalë dot procesin e njollosjes së qeverisë përpara qytetarëve. Ajo nuk është pasojë e veprimeve të opozitës, është rrjedhojë e një qeverisje që nuk i mbulon dot më njollat e veta. Opozita duhet ta tregojë atë jo vetëm në sallën e Kuvendit apo me deklarata në foltoren e PD, por çdo ditë dhe kudo. Ajo që për qeverinë është dhunë, për opozitën duhet të jetë detyrim.

Një pushtet abuziv duhet të marrë të paktën vulën e turpit, sa herë të përballet me publikun. Para kamerave, në takimet që bëhen me dyer të mbyllura, para ministrive, në Kuvend dhe në rrugë. Një grusht miell dhe ca kokrra vezë mund të shndërrohen në simbol të mosbindjes qytetare. Në reagim ndaj padrejtësive që bëhen çdo ditë. Ato mund të bëhen shenja për të dalluar ata që duan të hanë tepsinë e byrekut dhe të mos lenë gjurmë. Të paktën të mos jenë të qetë në hajninë e tyre. Dhe kjo nuk është dhunë. ©lapsi.al

23 Comments

  1. Une jam i pari qe them se Rama eshte hajdut, kriminel e rrugac.

    Po kjo e sotmja nuk e ben te duket me mire opoziten, perkundrazi. Opozita duhet te ndaje qarte marredheniet e saj me Shefqet Kastratin, duhet te bej te qarte planin e saj per koncesionet, duhet te theksoje se duhet te ule influencen e oligarkeve ne politiken dhe ekonomine shqiptare.

    Kriza e besueshmerise qe ka opozita zgjidhet me ide, dhe jo me veprimet idioteske te Flamur Nokes.

  2. Kur shikoni kete krijese fitoni bindjen se njeriu mund ta kete prejardhjen nga majmuni.Kur lexoni broqkullat dhe intrigat qe shkruan dhe perpjekjet djallezore te mbnroje vandalet dhe te krisurite kurvaret me nje moment te hudhjes se ujit ne drejtim te turmes se qthurur te taces se zjarrvensve e vraseseve te SHQUPIT,vertete atehere bindeni se keni te beni me nje mendje edhe me te shemtuar se sa pamja e jashtme qe ne fakt eshte pasqyre e karakterit .Shkullaku eshte i shemtuar por shemtia me e tij eshte mendja e prishur djhe qellimet djallezore ne perpjekje per te ndeze Shqiperine.

  3. Respekt per analistet qe i rekomandojne opozites (te djathte -konservatore ) rrugen e perballjes dhe miellosjes ,vezosjes dhe ujitjes te disa politikaneve te shumices (egzekutivit ) . Shpresojme qe te vazhdoni sa me teper me kete lloj gjuhe dhe keto lloj aktesh demokratike dhe qytetare se me siguri do te fitoni besimin e shume shqiptareve te pavendosur dhe na kenaqni shume kur ju shohim dhe degjojme ne parlament . Ju duhet te ndikoni qe te mos kete marreveshje si te kaluarat dhe opozita te bojkotoje parlamentin dhe zgjedhjet e 2019 dhe 2021.

    1. Tirona a e lexove apo e dëgjove duke folur Shkullakun, ku të ka djegur? Tek rrogat mjerane qyl që ju jep edvin droga sepse jeni një tufë gomerësh që paguheni për të pallur nga kënaqësia prej thërimeve të tepsisë së rilindjes, sepse llokmat nuk i ka për budallenjtë.

    1. Shyqyr Zotit qe njerez si ty po shtohen dita dites. Qe njekohesisht nuk jane servil te asnje partie . Ropt te gjithe politikaneve . Kane tallur bythen 30 vjet me kete popull te shume vuajtur , ka ardhur koha te marrin kusurin qe meritojne . ROPT kurvave te politikes Shqiptare .

  4. Z.Shkurdhaku, jemi dakort te kerkohet sa me shume nga qeveria, por jo te mbrohet medoemos opozita e pjerdhur qe s’di ndonjë arsye pervec interesave tua personale.
    Asnjëherë nuk na ka treguar qe jane një alternativë me e mire, pervecse te djegin e godasin si qener e buce te terbuara per interesin e tyre.
    Ti Shkurdhak, analist jo e jo qe nuk mund te quhesh, por edhe servili ka pak dinjitet.
    Nuk hapet me lapsi.al,se eshte laps qe shkruan vetem per interesa te disa servileve.
    Lepirje te mbare!

  5. A jane ne terezi kto karat analiste apo jo?
    Peshtyma e fjale kuturu, asnje argument e asnje fakt. Nuk eshte se fakte e argumenta nuk ka, po kto karat jane aq dembele, apo te pazote te ulen e te shkruajne dicka te argumentuar.
    Asnje fakt e diskutim per “Skandale qe u shperthejne cdo dite…” , “korrupsion politk te larte”, “ministr(a) te perfishire ne trafik droge”, Liri stypi te kufizuar”…….
    Kto rrjeshta te mbledhme kshu, te kujtojne hartimet e 8vjecares per imperializmin e poshter amerikan.
    Pse nuk ulet zoteria e te na e beje te qarte (me argumenta e fakte) sesi psh. kriminelet ndihmuan per fitoren e zgjedhjeve.
    KAQ.
    Kush? Si? Kur? Ku?

  6. O idiotë komentues me pagesë ju ka ardhur fundi prandaj jeni acaruar dhe ju djeg ajo çfarë thotë shkullaku dhe shumica e njerëzve që hanë djersën e vet dhe jo duke u lëpirë pas politikës.

  7. Politika shqiptare eshte e mbushur me fjalè te bukura , falimentime,me maskarenj, vjedhje,vrasje,djegie e zhgenjime tash 27 vjet , por Edi Rama eshte cinik ,arrogant, perçarès,njeri qe tè gènjen dorè per dorè. Ai eshte mjeshter -mashtrues i korruptuar e korruptues, ka bashkèpunim me kriminel dhe trafikun e droges ,ka blerè mediat,zgjedhjet dhe opoziten e korruptuar. Me dy fjalè ka kapur shtetin ,(e falimentuar)!!
    Sot ne bashkèpunim me PD,LSI sabotojnè ngritjen SPAK dhe BKH, organet qe hetojnè korrupsionin nè nivelet e larta, dhe krimin e organizuar! Mielli ne parlament , protestat , “mosbindja civile ” jane pluhur per syt e njerèzve, ashtu siç ishte “çadra e lirise”, me ligjin 449.
    Sot kemi asistuar ne nje çfaqe teatrale per popullin, dhe presion ndaj Amerikes, me qellimin final per te ruajtur pozicionin, pushtetin dhe miliarda euro te vjedhura duke sabotuar rreformen ne drejtesi per politiken e larte dhe oligarket !!
    Ne sherbim te kesaj strategjie, Edi Rama ka berè president nje hajdut te cilin e konsideronte kalbèsira e sistemit.

    Por jeta vazhdon sipas platformes Ramiz Alia; ruajtja e pushtetit dhe nenshtrimi i popullit ne varferi . Rama po bene ate qe ka berè Berisha ,ai ne bashkèpunim me oligarket e “katavices”, vjedhin me ligj popullin pa ju berè syri tèrrt. Taksa e “Rruges se Kombit ” taksa biznesit te vogel dhe te mesem, taksa ujit , burgosja e Kuksianeve, shembja e teatrit janè rutina e nje rrugètimi pa krye.
    Dhe ne rrethanat me mbeshtetje nderkombetare, Edi Rama behet tiran si Enver Hoxha.

    Te gjithe ata qe e kritikojne shume ashper Edi Ramen, janè po ata gazetarè qe e sollen ne pushtet , por me nje detal “te vogel” , se keta gazetarè dinin shume mire qe Edi Rama kishte vjedhur ndèrtuesit dhe popullin e Tiranes per 200 milion euro!
    Tani po keta gazetarè jane perveshur Rames me te drejtè , por me nje zgjidhje fatale per popullin shqiptare ,rrotacionin , lufte per te sjell ne pushtet hajdutet PD,LSI, bashkèpuntoret e Edi Rames.
    Sipas nje logjike te thjesht keta zotri gazetarè i sherbejnè sistemit te vjedhjeve , duke harruar se njerezit kanè memorje,kanè plagèt e 21 janarit te pasheruara ,Gradecin, Piramidat ,Lazaratin,etj,etj!!
    Cdo skandal qe ka bere qeveria mafioze e Rames e ka berè me Ilir Meten. Ata te tjeret; Sali Berisha -Basha i kanè berè te gjitha poshtèrsirat , drogen,vrasjet, korrupsionet, zhdukjen e njerèzve, vjedhjen e popullit me oligarket ,(kapitalistat komunist) . Por mundet te thuhet ,kane qene me te moderuar ne vjedhje ? Kete duhet ta peshojè drejtesia!!
    Tani me çfarè fytyre gazetarèt mbeshtesin Kryemadhin, dhe Lulzim Bashen , dy hajdut te diskritituar dhe komplet te degjeneruar ,ashtu si padronat e tyre Sali Berisha,IlirMeta dhe Edi Rama??!!
    Shqiptarèt duhen te luftojnè kunder sistemit te vjedhjeve; nuk eshte zgjidhje per te zevendèsuar hajdutet ne pushtet,me te tjerè hajdut te uritur .
    Njerèzit duhen bashkuar ne mbrojtje te rreformès ne drejtesi; Ajo çon ne ndryshime rrenjesore , prangosjen e Sali Berishes ,Edi Rames ,Ilir Metes,Lulzim Bashes, oligarkeve hajdut,etj .
    Zgjidhja perfundimtare kalon nga kjo rrugè; Lufta demokratike per te shkaterruar perfundimisht pushtetin e hajduteve, i 19-ti nè botè !!
    Te tjerat i sherbejnè vjedhjeve, ku gazetaret servil kanè pjesen e tyre!

    1. Që të ndërmarësh analizën e politikës ore ujku HOOK, duhet ta dish se së pari duhet të mësosh të shkruash saktë gjuhën shqipe. Nëse nuk ke arritur me injorancën tënde të kuptosh rregullat elementare të drejtshkrimit të shqipes, si mer guximin që të analizosh politikën ?
      Meqe mer përsipër që të shpjegosh konspiracionin komunist të Katovicës, aq shumë të përfolur, mëso se Katovica meqë është emër i përveçëm qyteti, nuk shkruhet me germë të vogël e më keq akoma i shtrembëruar “katavica”.
      Cilido që ka përfunduar një arsim tetëvjeçar, duhet ta ketë mësuar se si rregull në gjuhën shqipe, emrat në numurin shumës nuk shkruhen me gërmë të madhe në fillim, por me gërmë të vogël. E gabime të këtij lloji ti i bën gjatë gjithë çarçafit tënd të marrëzive që shkruan.
      Mandej injoranca tënde shkon edhe më tej, kur kërkon të akuzosh Berishën, e në vemd të Gërdecit shkruan Gradeci.
      Ka dhjetë vjet qe propogandat e llojit Taulant Balla apo Braçe, politikanë ordinerë të dënuar për shpifje nga gjykatat, vazhdojnë të përmendin aksidentin e Gërdecit, se Berisha paskej shkuar atje e duke hedhur në ere fabrikën e demontimit të armëve, paska “vrarë” 26 vetë ????????
      Ti si injorant që je, e që edhe emrin e vendit ku ndodhi aksidenti nuk e di saktë, ashtu si edhe për Katovicën, mer përsipër të komentosh politikën e madhe.
      Me idiotësinë më të madhe përsërit si papagall propogandën e Edi Ramës, për të krahasuar kanabisin e një fshati të vogël pranë Gjirokastres, Lazaratin, me kanabisin që në qeverinë Rama, me “përkujdesjen” e ministrit Tahiri e gjithë krerët e policisë, u mboll në gjithë Shqipërinë, e qindra tonët e trafikuar të tij në drejtim të Europës, i vunë Shqipërisë damkën e vendit që eksporton vetëm drogë.
      Edhe ti si këta lehësit e tjerë të padronit kryedrogaxhi, përmend “vrasjet” e 21 janarit.
      Përse haroni ju fundërinat e ish sigurimit famëkeq të diktaturës, se demostrata e dhunëshme e 21 janarit, për të rrezuar qeverinë e zgjedhur me vota, ishte planifikuar e bile edhe publikuar, se do ta marim pushtetin edhe sikur të vriten mijra shqiptarë ?
      Perse haroni që liderit të lëvizjes demokratike të studentëve, Azem Hajdarit i ishin bërë disa atentate nga enveristët, bile edhe brenda parlamentit, derisa e vranë para selisë se PD ?
      Përmendni katër viktimat e 21 janarit, që në analizë llogjike, janë viktima të politikës së Ramës, por duke lënë mënjanë me dhjetra vrasje që u bënë nga sherri i bandave të kanabisit, si nuk kujtoheni që në burgjet e Shqipërisë kanë vrarë veten shumë me tepër se katër viktimat e përmendura, vetëm se nuk shihnin asnjë rrugëdalje sesi të ushqenin fëmijte e tyre, kur Rama i kishte futur në burg se skishin para të paguanin energjine elektrike ?
      Shkrimi i Shkullakut ngre pyetjen se a mund të konsiderohet përlyerja e surratit të Ramës me miell, si dhunë ?
      E çfarë dhune qenka t’ja përlyesh surratin me miell Edi Ramës, si simbolike e “miellit” të drogës që ai duket edhe me sy që është vetë përdorues e me të cilën ka mbushur jo vetëm Shqipërinë, por gjithë Europën ?
      Ja hodhi këtë miell surratit, një deputet i zonës së Kukësit, Flamur Noka, në kohën kur Rama edhe kërkoi falje nga banorët e Kukësit për marrëzinë që kishte bërë me dyfishimin e taksave, të shqiptarëve më të varfër në Europë, edhe i mban akoma të arrestuar 11 prej këtyre njerëzve të varfër.
      Ashtu siç ofendon me fjalët më të ndyra gjithë shqiptarët nga tribuna e parlamentit, është po ky kryeministër që tallet me emrin Flamur të deputetit të PD, sikur po të quhesh Flamur, qenka një mëkatë e madhe. A mos është më i pranueshëm për veshët e Ramës emri Aqif ?

  8. Ne fakt duhet te justifikosh vehten dhe Shkll. ngaqe nuk di se cfare te thote,ja keput kot fare.Nuk ka gje ne bote qe e justifikon vrasjet e Gerdecit,21 Janarit, keto palacolliqe jane per femije,nuk e rruan njeri ne shqiperi per keto pioniere te PD.me veze dhe pula…kush harron gjakun ka harruar vehten,jeton kot me dashnorin ne krevat si Vasili i LSI….edhe pak dhe litari po mbyllet..kushedi se cfare maskarralleku po mendon padroni tani qe te behet tym dhe zjarr.

    1. Një “mik i mire” nuk flet budallallëqe e hamendësime. Nuk prrallis me thashetheme e nuk bëhet papagall propogandash politike, por ju përmbahet fakteve.
      Fakt është se Gërdeci ishte një aksident tragjik me viktima të shumta si qindra e qindra aksidente të tilla që kanë ndodhur e ndodhin në gjithë botën.
      Është primitivizëm llogjik e politik, që të akuzosh kryeministrin e një vendi, se dikush nga pakujdesia në një fabrikë demontimi të armëve, u bë shkak të hidhej në erë fabrika megjithë depot e saj e se bashku me 25 viktimat e tjera, të humbasë edhe ai jetën.
      U hetua aksidenti i Gërdecit për një kohë të gjatë, jo vetëm nga drejtësia shqiptare, por edhe nga speciaistë të huaj të kriminalistikës , e gjykata nuk gjeti asnjë fakt që ta cilësonte kryeministrin si “vrasës”. Sigurisht për aksidente të tilla me viktima të shumta, drejtësia ndërhyn për të nxjerë përgjegjësite. Ministri i mbrojtjes Mediu u detyrua të japë dorheqjen, si qeveritari që kishte lidhje më shumë me këtë aksident. Drejtori i ministrisë që kishte lidhje dirrekte edhe me Gërdecin, mori nga gjykata dënimin me burg. Po ashtu edhe ushtarakë të lartë që kishin për detyrë kontrollin e sigurisë se kësaj fabrike. Nga asnjë qeveri e vendeve demokratike, nuk u dëgjua të artikullohet akuza se në Gërdec kryeministri shqiptar, paskej “vrarë” 26 vetë, por u kërkua të hetohej ngjarja, ashtu siç u kërkua edhe për 21 janarin.
      Cilido qytetar me një llogjikë mesatare e normale, i zhveshur nga mërritë e urrejtjet primitive partiake, për të dy rastet me të cilat ka kaq shumë vite që abuzohet, do të bëmte pyetjen e thjeshtë :
      Çfarë arsyesh kishte kryeministri shqiptar, e a ishte në “interesin” e tij, që të ndodhnin këto dy ngjarje ?
      Llogjika ta thotë se ishin kundërshtarët politikë të tij më të interesuarit që të ndodhnin këto ngjarje.
      Tani le të hidhemi tek ngjarjet e fundit skandaloze, lidhur me kanabizimin e gjithë Shqipërisë e trafikun gjigand të kanabisit shqiptar në drejtim të Europës.
      A mos mendohet se krimi i trafikut të drogës qënka më i vogël sesa viktimat nga aksidentet ?
      Nëse bëhet nje statistikë e saktë për vrasjet midis grupeve mafioze të trafikantëve të drogës, apo personave që u vranë për të fshehur trafikun, jam i bindur se numuri i viktimave do të dilte më i madh se numuri i viktimave të dy ngjarjeve të mëparëshme.
      Por a janë vetëm këto viktima të drogës ?
      Adoloshentëve e rinisë shqiptare e europiane, droga prej qindra tonësh e hashashit e marijuanës, çfarë dëmesh të mëdha ju sjell duke nxitur kriminalitetin, apo edhe vdekjeve të shumta nga përdorimi i mbidozave të drogës ?
      A nuk kishte përgjegjësi direkte qeveria Rama për këto “vrasje” ?
      Deri tani në Shqipëri, për këtë krim të përmasave europiane, nuk është hetuar asnjë qeveritar e nuk është gjykuar asnjë prej tyre, ndonëse ka fakte të denoncuara publikisht, se edhe kryeministri Rama, u përpoq ta fshihte shpërthimin e trafikut të drogës, duke i quajtur avionët e drogës, mushkonja e ministri Tahiri që ai e quante “më të suksesshmin” e qeverisë së tij, është përmendur nga antimafia italiane me emër si bashkëpuntor me trafikantët.
      Nuk ta thotë dot llogjika se kryeministri shqiptar Rama, nuk kishte interes që Shqipëria të kthehej në Kolumbi. Fakti që ai gjatë këtyre 5 viteve të qeverisjes, ka bërë çmos për ti marë të gjitha pushtetet, edhe ate të drejtësisë, të paktën të krijon përshtypjen e dyshimin, se atij i duheshin paratë e pista të drogës pikërisht për këtë qëllim të tij.
      Është folur për zgjedhjet e mëparëshme të Shqipërisë nga vëzhguesit e OSBE, se kanë pasur paregullsira. Por për zgjedhjet e vitit të kaluar, për të parën herë u tha se u blenë vota me para të pista.
      Kemi dëgjuar nga politikanë shqiptarë të gjitha krahëve, që të abuzojnë me një fjalor të papërshtatshëm deri në parlament, për njeri tjetrin.
      Por nuk kemi dëgjuar asnjë politikan si Rama, që të ofendojë gjithë median duke e quajtur kazan plehrash, apo të ofendojë gjithë shqiptarët me fjalor të ndyrë rugaçëror.

  9. Saktesia e qartesia e shkrimeve kunder ketij pusht-Shtetit te Ram bythces kuptohet menjehere nga ulerimat ne kor te kukuvajkave rilindIdjote kunder tyre. Sa me te sakta e te qarta keto shkrime, aq me fort ulerasin kukuvajkat.
    Bravo Shkullak, se nuk je pjese e atij uturaku mediatik qe gdhihet e ngryset duke pritur bajgat te bytha Rames e duke i shitur per hallve.

  10. Kur lexon keto analizat e komentuesit Hook ne lidhje me reformen ne drejtesi, te duket sikur po flet anglo-saksoni i pjerdhur Spartak Ngjela… Reformen e ka balcamosur njera pal, me ndihmen e perfaqesuesit te Amerikes Donald Lu!

  11. (Marrë nga vendimet e Byrosë Politike në tetor, viti 1989).

    “”Sistemi ynë ka kapitulluar përballë atij Kapitalist, ndaj jemi të detyruar të ndryshojmë strategji, u tha Ramiz Alia të pranishmëve.

    Kjo strategji do të synojë në dy drejtime:

    1) Në respektimin e të drejtave të njeriut dhe në

    2) Në krijimin e pluralizmit politik.

    Dokumenti i paraqitur nga Servet Pëllumbi

    Të drejtat e njeriut janë diçka brenda nesh dhe mund të abuzohet me to deri diku, por pluralizmi do të bëhet se s’bën.

    Do t’i nxisim të krijohen parti sa të duan; të majta dhe të djathta e të qendrës, por gjithsesi këto parti duhen të kontrollohen e të drejtohen nga ne, programet e themelimit të këtyre partive do i formulojmë ne.

    Në krye të tyre duhen të nxirren njerëz që të përkrahin strategjinë. Partia që do të marrë pushtetin do të shajë komunizmin në themel e në çati, në këtë mënyrë do të fitojmë simpatinë e Perëndimit dhe të Disidencës anti-komuniste.

    Ata që janë në burgje, të dënuarit dhe të persekutuarit politikë, do të thonë për ne: Dhe këta e urrejnë Komunizmin. Do të aferohen e do na përkrahin. Ne na intereson karta morale e tyre, do t’i aferojmë dhe do t’u japim punë të parëndësishme; Por kurrë nuk do ti lemë të marrin pushtetin, sepse ata sapo të marrin fuqinë, fillojnë dhe hakmerren, Neve bëhemi izmeqarët e tyre.

    Në zbatimin e të drejtave të njeriut, duhet që tu japim dhe kompensim në para të burgosurve e tu kompletojmë komoditete banimi. Të sekuestruarve dhe të ç’pronësuarve do t’u japim nga një letër në dorë, që ju njihet prona, por asnjëherë nuk do tu a japim. Në forma të ndryshme do ti ngatërroni, nga Gjykata e Shkallës Parë në të Dytën dhe për difekte teknike kthehen për rigjykim në Shkallën e Parë. Këta janë të moshuar dhe fuqi nuk kanë, duhet të kemi kujdes nga fëmijët e tyre; Por këta duke ju dhënë një pasaportë dhe me pak presion i largojmë jashtë, ata që do pretendojnë dhe do të këmbëngulin, do të lëndohen. Pasuria, e tëra na përket ne. Se ne e bëmë.

    Materialin që më dërgoi Gorbaçovi, kam dy vjet që studioj dhe ata kanë ecur shumë përpara, për këtë jeni në dijeni.

    Neve kemi kuadër sa për shtatë Komitete Qendrore dhe të mos kemi frikë. Ne kemi studimin dhe platformën gati për zbatim, do të ketë shumë intelektualë që do kundërshtojnë, këtyre nuk do ju japim punë.

    Një shqetësim mund të intelektualët pensionistë, këtyre do tu aferojmë krijimin e Shoqatës Veteranëve të Luftës dhe të Punës, do u japim një mini pension dhe do ju mbajmë ison. Kosova është në pragun e shpalljes së Kushtetutës, le të bëjnë si të duan, neve kemi Platformën tonë.

    Çdo gjë e kemi programuar, strategjinë e kini të gjithë të qartë dhe kemi caktuar rrugët për qëllimin e misionit tonë.

    Nën një propagandë ekstreme kundër Komunizmit dhe me disa ndëshkime të vogla të nomenklaturës së Lartë Komuniste, Ne Komunistët Reformatorë do të zbatojmë strategjinë tonë në ekonomi, që kapitalistët dhe pronarët e ardhshëm në një vend socialist të jemi ne Njerëzit tanë.

    Me këtë strategji brenda dy a tre legjislaturave do të kemi ish-klasën komuniste në klasë kapitaliste””!!!

    1. Se çfarë ka pasur në kokën e tij Ramiz Alija e profesori i marksizëm -leninizmit Servet Pëllumbi me strategjinë e “katavicës”, nuk ka nevojë të shkojmë në fantazira. Mjafton të shohim realitetet e provuara e të faktuara pas shembjes së sistemit diktatorial enverist.
      Me zgjedhjet e para “pluraliste” të 91-it, ku e gjithë aparati shtetëror ishte akoma në duart e Ramiz Alisë, ky dishepull i Rnver Hoxhës vazhdoi të jetë president e qeverinë e mori në dorë Fatos Nanoja, bir i një xhelati enverist e vetë si puna e Servetit, profesor koleg me Nexhmie Hoxhën në Shkollën e partisë.
      Ishte viti 1992 ai që solli ndryshimin.
      President u zgjodh me vota të lira Sali Berisha, një mjek i shquar me tituj të lartë shkencorë e jo një injorant si puna tënde o huk. Në Kuvendin e Shqipërisë, partia demokratike zgjodhi për ta drejtuar ate, një shkrimtar shkodran që e kishte kaluar pjesën më të madhe të jetës në burgje , të ndjerin Pjetër Arbnori. Kryeministër ishte Aleksandër Meksi, një figurë e dyshimtë që pat tentuar e dështuar që të merte kryesimin e PD, sipas planit të “katavicës”.
      Presidenti Berisha kërkoi nga drejtësia që të arrestoheshin gjithë byroistet duke filluar nga Ramizi e Nexhmia e duke përfunduar edhe tek prokurorët si Aranit Çela.
      U arrestuan edhe me mbështetjen e politikës amerikane e europerëndimore.
      Por kush do ti gjykonte ata ?
      Ishin po ata juristë të kohës së Enverit që i degjeneruan akuzat për ta, në akuza se sa kafe kishin pirë e jo sa njerëz kishin vrarë. Megjithëate, tërë ato kriminelë qëndruan në burgje, deri me shpërthimin e kundrrevolucionit komunist të 97-ës, e ishte përsëri ish PPSH që erdhi në pushtet, që i liroi nga burgjet e bile ju a dëmshpërbleu ditet e burgimit si “të persekutuar politikë”.
      Kjo është pra historia e ndodhur deri në 1997.
      Më tej filluan komunistët që duke dashur të dekurajojnë shqiptarët antikomunistë, filluan ta përdorin teorinë konspirative të Katovicës, për të lyer me baltën e krimit diktatorial gjithë politikanët njëlloj.
      Kjo strategji zuri vend më shumë në kokën e injorantëve “shkodranë” nga Konispoli apo të ish spiunëve të sigurimit që për tu shfajësuar për maskarallëkun e tyre, se edhe këta që sollën demokracinë, janë njëlloj si ne.
      Kanë kaluar mbi njëzet vjet nga 97-ta e famëshme.
      Sot nuk meret kush me fantazitë e “katavicës”, por në skenën politike jo vetëm shqiptare, por edhe botërore, kemi një pjesë të politikës ulrtra liberale majtiste, të sponzorizuar nga spekullanti multimiliarder Soros, e nga ana tjetër forca të reja djathtiste nacionaliste që përfaqësojnë shqetësimin e popujve të vendeve demokratike, se idetë e internacionalizmit apo globalizmit socialist, po dëmtojnë interesat nacionale.
      Sa për Shqipërinë, për ti rënë shkurt e pa u zgjatur me teori konspirative të shpifura, kemi ballafaqimin e soroistit neokomunist Edi Rama, e të një politikani të ri si Basha me formim akademiko-politik perëndimor që nuk ka asnjë lidhje, as ideollogjike e as biollogjike me të majtën alla shqiptare, që hapur i është vënë kundër manovrave politike sorosiane, për të përjetësuar në pushtet, sojin e komunistëve.

  12. qelbesorave nje miljon edhe m.t putini,vuqiq,apo edvini po i dhe i thon mjalt.a nuk bertisnin per 50 vite parti edver o sa mir ti na dhjer.

  13. Shume te mencur e mban vehten o shkullaku.Nuk e di ne se ne 7 miliard njerez ne toke te mund te ishte gjetur vetem nje tjeter te bej kete lloj analize.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu