• |
ide | kryesore

Përjashtimet nga Kuvendi/ Deputetët e opozitës ironizojnë Ramën

Lajme, Të fundit



Pas incidenteve në seancën e sotme plenare në Kuvend, Byroja e këtij institucioni përjashtoi 6 deputetë të opozitës dhe ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushatin, për 10 ditë nga punimet në Kuvend.

Debatet në Byronë e Kuvendit

Paloka-Hysenit: Kam bërë burg për politikë, po kurrë për vjedhje pronash.

Flamur Noka: Solla miell nga kuksianët e mia, sepse ata aq mundësi kishin, mbase Rama do miell tjetër.

Ervin Salianji: Keni prova ose fakte që vërtetojnë demin tim? Kemi dëgjuar që vetëm mielli e sjell në vete, e futëm në kuvend. I kam futur tek e tek.

Endrit Braimllari: Kryeministri ofendoi rëndë shqiptarët. Frazat e Ramës juve ju duken poezi por ato janë ofendimet më të rënda që i bëhen popullit. Shqiptarët janë provokuar nga Edi Rama duke i krahasuar me organ gjenital. Ky kryeministër e ka humbur te drejtën legjitime për të drejtuar tani cdo gjë i mbetet në dorë popullit. Ministri i Jashtëm është sjellë si një ordiner. Provokoi rendë opozitë duke i hedhur ujë.

Deputetët e përjashtuar janë:

Edi Paloka

Flamur Noka

Ervin Salianji

Klevis Balliu

Kejdi Mehmetaj

Endrit Braimllari

Dhe ministri Ditmir Bushati



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *