• |
ide | kryesore

Takimi Meta-Lu/ Presidenca: Ishte miqësor, i përzemërt dhe bashkëpunues si gjithmonë!

Lajme, Të fundit



Pas publikimit të letrës që Adriatik Llalla kishte dërguar në Kongresin Amerikan, ambasadori Donald Lu nuk u mjaftua vetëm me përgënjeshtrimin e ish kryeprokurorit, por shkoi ta takojë vetë presidentin Meta.

Pas takimit ka pasur një prononcim të Drejtorit të Kabinetit të Presidentit, Arben Cicit, sipas të cilit “Fryma e përzemërt, miqësore dhe bashkëpunuese karakterizoi, ashtu si gjithmonë, këtë takim”.

Kur flet për temat e diskutimit në takim, Cici nuk përmend pohimin e Adriatik Llallës se Donald Lu kërkoi arrestimin e Metës, por rreshton një sërë çështjesh të tjera.

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta priti sot në një takim Ambasadorin e SHBA-së në Shqipëri Sh.T.Z. Donald LU me të cilin diskutuan mbi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona dhe mbi çështjet aktuale të sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare.

Në kuadër të integrimit evropian të Shqipërisë, çështjes së rëndësishme të hapjes së negociatave u nënvizua rëndësia e ecurisë dhe implementimit të reformës në drejtësi dhe u shkëmbyen mendime rreth situatës aktuale në vend” është shprehur Cici.



6 Comments

  1. Or ti i paemer i ores 16.17 ta q.fte kinezi nonen bashke me pellen e gjate. Po ckè mer hale e ripjerdhjes apo te ka n fut ben patate te nxehte ne rrocket

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *