• |
ide | kryesore

Tensioni në Siri, Londra afron nëndetëset pranë zonës së sulmit

Planet



Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May urdhëroi zhvendosjen e nëndetëseve brenda rrezes së veprimit raketor në territorin sirian, për një manovër të mundshme kundër regjimit të Bashar al-Assad.

Sipas “Daily Telegraph”, një manovër e tillë mund të fillojë që sot në mbrëmje. Raportohet se Theresa May thirri sot një mbledhje emergjente të kabinetit.

Megjithatë, “Daily Telegraph” shkruan se kryeministrja britanike ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar mbi pjesëmarrjen e Londrës në një ndërhyrje të tillë me aleatët.

“Por, burime qeveritare konfirmojnë se ajo po bën gjithçka është e nevojshme për të qenë në gatishmëri”, thekson gazeta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *