• |
ide | kryesore

VIDEO/ Strakosha pëson 3 gola në 4 minuta, Lazio jashtë Europa League

F1, Sport



Salzburg vazhdon të dhurojë surpriza këtë sezon në Europa League. Pasi la jashtë këtij kompeticioni Dortmundin, ka bërë të njëjtën gjë edhe me Lazion e portierit shqiptar Thomas Strakosha.

Skuadra italiane kishte fituar 4-2 ndeshjen e parë në Roma, por në takimin e kthimit në Austri është dorëzuar.

Skuadra në të cilën bën pjesë edhe kosovari Valon Berisha ka fituar 4-1, duke eliminuar skuadrën e fundit italiane nga Europa League.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola ndërsa plotë 5 u shënuan në pjesën e dytë, 3 nga të cilët Strakosha i pësoi në harkun kohor të 4 minutave.

https://cdnja.b-cdn.net/mp4/b4/B43l.mp4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *