• |
ide | kryesore

Bashkitë dhe institucionet shtetërore disa miliarda lekë borxh tek OSHEE

Lajme, Të fundit
energjia-620x310.gif



Detyrimi që bashkitë dhe ujësjellësat i kanë OSHEE për vitin 2017 është rreth 14.3 miliardë lekë ose 107 milionë euro, me një rritje 21 për qind në raport me vitin 2016. Sipas bilancit të OSHEE, këto detyrime janë rënduar se tepërmi për shkak se bashkitë dhe ujësjellsat në zotërimin e tyre nuk i shlyejnë faturat mujore te energjisë. Me ujësjellësat që janë në administrim nga bashkitë situata është edhe më e rëndë, pasi kanë 85% të detyrimit total të shtetit ndaj OSHEE.

Vetëm në vitin 2017 detyrimet e reja të ujësjellësve u rritën me 2.7 miliardë lekë. Debitori më i madh është ujësjellësi i Durrësit me rreth 2,9 miliardë lekë ose 21 milionë euro,  më pas ujësjellësi i Mallakastrës me 2.4 miliardë lekë ose rreth 20 milionë euro. Burimet sqarojnë se borxhi i ujësjellësit të Mallakastrës reflekton detyrimet e ARMO-s.

Gjithashtu një shumë detyrimesh prej 444 milionë lekësh u krijua nga ente të tjera shtetërore si spitalet, Autoriteti Rrugor Shqiptar, RTSH-ja, ndërmarrjet e trajtimit të studentëve etj. Në vitin 2014, qeveria vuri në zbatim një plan për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura shtetërore. Nëpërmjet këtij plani u shuan detyrimet që institucionet shtetërore kishin ndaj kompanisë së Shpërndarjes. Por që nga viti 2014, detyrimet që shteti dhe ndërmarrjet e tij kanë ndaj OSHEE-së janë rritur me 117%.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *