• |
ide | kryesore

Ekspertiza zbardh shkakun e aksidentit fatal me 3 viktima në aksin rrugor Levan-Tepelenë

Lajme, Të fundit



Shpejtësia tej normave të lejuara u ka marrë jetën 2 kushërinjve Fisnik dhe Agustin Murataj nga fshati Kutë i Mallakastrës dhe shtetases franceze Nazie Ahmet, kjo e fundit e fejuara e Fisnikut.

Sipas grupit të ekspertëve, shpejtësia tej normave të lejuara ka qenë shkaku i aksidentit tragjik.

Ekspertët kanë thënë se referuar dinamikës së ngjarjes dhe këqyrjes së automjetit të vendit ku ndodhi ngjarja, ka rezultuar se drejtuesi i mjetit ka qenë duke ecur me shpejtësi 150 km/orë.

Kjo shpejtësi nuk i ka dhënë mundësi të kontrollojë drejtimin duke u zhvendosur disa metra larg nga rruga kryesore. Ngjarja e rëndë u shënua tri ditë më parë në aksin rrugor Levan-Tepelenë pranë fshatit Varibop.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *